Hamburgers

Megjithëse “Big Green EGG” është shumë më tepër se thjeshtë një skarë, ju natyrisht mund të përgatisni specialitet më të shijshme klasike të BBQ në të. Duke filluar nga krahët e shijshëm të pulës, hamburgerët pikant e deri tek fileto gjoksi lope. Kësaj here, eksperti nga “Big Green Egg”  Ralph de Kok po i kthehet parimeve bazë me disa nga recetat e tij nga BBQ amerikane.

Përgatitja bazike në skarë (Barbekju)

“Big Green Egg” është i njohur jo vetëm për shijen fantastike që u jep ushqimeve dhe përbërësve. Për shumë njerëz, cilësia, stabiliteti dhe përdorimi i shumëfishtë është arsyeja për ta zgjedhur këtë pajisje të gjithanshme gatimi. Mund ta përdorni për të përgatitur lloje të pafund ushqimesh të ndryshme, pa marrë parasysh nëse gatuani një ushqim një-enësh, bukë taze ose specialitet klasik nga skara.

Shumica e specialiteteve klasike BBQ janë ushqime të pjekura në skarë. Fundja, nëse kthehemi mbrapa në kohë tek skarat e para, nuk ishin asgjë më tepër se struktura mbi të cilat përbërësit – zakonisht mishi- piqeshin në një grilë e cila vendosej mbi qymyr druri. Pasi që Ed Fisher – themelues i “Big Green Egg Inc”. – pa kamadon në Japoni, shumë shpejt ia shtoi grilën kësaj ene gatimi nga balta, duke iu falënderuar kulturës amerikane të skarës. Kjo i mundësoi atij që ta krijonte pajisjen e gjithanshme gatimi për pjekje në skarë, fërgim, zierje, gatime me ujë të valë, tymosje dhe zierje të ngadalë në temperaturë të ultë. Gjatë tërë këtyre viteve, ai e përsosi zbulimin e tij dhe zhvilloi dizajnin e tij vetanak duke përdorur materialet më të mira, ku e gjitha rezultoi me pajisjen moderne “Big Green Egg”.

Kapaku i mbyllur

Me specialitetet klasike nga skara në meny, “Big Green Egg” ka vlerë të madhe të shtuar. Si  çdo teknikë tjetër gatimi në “Big Green Egg”, kur piqni në skarë, duhet ta mbani kapakun të mbyllur. Kjo i mban përbërësit më të lëngshëm dhe dukshëm zvogëlon rrezikun nga flakët  dhe rrjedhimisht djegia në rast të yndyrës që pikon. Ndonjëherë, është më mirë të përdoren pajisjet shtesë/aksesorët. Copat e mishit të pulës, që shpesh piqen mbi skarë, mund të piqen me përdorimin e “convEGGtor”-it për t’i bërë më të këndshme dhe më kërcëlluese. Për hamburgerët më të mirë, mjafton metoda standarde e pjekjes në skarë, por mund t’i shtoni diçka zbavitëse kësaj duke i mbushur ata. Një copë mishi nga gjoksi i lopës është e përkryer për zierje në temperaturë të ulët, duke e lehtësuar zierjen e këtij mishi që zakonisht  përgatitet vështirë. Për mishin nga gjoksi thuhet se shpejt thahet, por rregullimi i mirë i lagështisë në “EGG” do ta mbajë mishin të lëngshëm. “Big Green Egg” ofron shumë opsione për përgatitjen e specialiteteve klasike në një mënyrë të lehtë, befasuese dhe gjithmonë me një rezultat të shijshëm!