Montimi
Pasi të keni blerë pajisjen Big Green Egg, hapi i parë drejt gatimit të një ushqimi të shijshëm në ambient të hapur është montimi i pajisjes tuaj EGG. Faqet në vijim përshkruajnë gjithçka që duhet të duhet të dini rreth montimit. Përzgjidhni modelin e pajisjes EGG që dëshironi të montoni nga lista më poshtë dhe shikoni ose lexoni udhëzimet që ju tregojnë hap pas hapi se çfarë duhet të bëni që ta keni pajisjen EGG të gatshme për përdorim. Sigurohuni që të lexoni këshillat tona të sigurisë dhe të shkarkoni udhëzuesin tonë për përdoruesit, pasi që të dyja ofrojnë një përvojë optimale të pajisjes Big Green Egg!
Big Green Egg ka bërë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e pajisjes gjatë përdorimit. Megjithatë, është përgjegjësi e përdoruesve që vetë të kujdesen për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit dhe të jenë gjithmonë shumë të matur dhe të trajtojnë pajisjen EGG dhe mjetet shoqëruese me kujdes.