Servisi & Garancia
Ne garantojmë cilësinë e produkteve tona, (modeleve, si dhe aksesorëve). Sot e kësaj dite, çdo “Big Green Egg” inspektohet hollësisht para se të dalë nga fabrika. Ky inspektim na mundëson që të garantojmë se produkti ynë është i cilësisë më të lartë dhe më i miri i llojit të vet. Megjithatë, nëse ndodh që diçka prishet, ne ofrojmë kushte të shkëlqyera të garancisë dhe servis të klasit të parë.

Regjistro EGG-në tuaj
Nëse dëshironi të përdorni garancinë ose një lloj tjetër shërbimi, filloni me regjistrimin e EGG tuaj. Sigurohuni që ta bëni këtë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi ta keni blerë një të tillë! Përveç kësaj, ne ju rekomandojmë që të ruani dëshminë/faturën e blerjes së EGG-së, sepse ne mund tua kërkojmë atë në një fazë të mëvonshme.
Nuk ka nevojë të regjistroni aksesorët. Megjithatë, ju rekomandojmë që të ruani edhe dëshminë/faturën e blerjes së këtyre artikujve.

Lexoni Termat dhe Kushtet e Garancisët
Ne ofrojmë një garanci të kufizuar të jetëgjatësisë për materialet dhe strukturën e të gjitha pjesëve qeramike të EGG. Ne ofrojmë një garanci të kufizuar për pjesët tjera.
Nëse dëshironi të dini saktësisht se cilat janë kushtet e garancisë për komponentët e ndryshëm, shkarkoni Termat dhe kushtet tona të garancisë për më shumë informacion.

Kontaktoni tregtarin/shitësin tuaj
Për më shumë informacion mbi servisin dhe garancinë tonë, kontaktoni tregtarin e Big Green Egg ku keni blerë EGG-në ose aksesorët tuaj. Ata do të kenë kënaqësinë të ju ndihmojnë!
Certifikata e Ushqimit
Big Green Egg ka bërë gjithçka që është e mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit/furnelës gjatë përdorimit. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG-në dhe aksesorët me kujdes.
TREGTARËT E BIG GREEN EGG
Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.