Na quajnë merakli ushqimi, ‘fanatikë të ushqimit’ apo edhe hedonistë të kuzhinës. Sidoqoftë, pavarësisht se cilën damkë na e vëni, ne gjithmonë mbetemi vetvetja. Ne përqafojmë gjithçka që na ofron jeta dhe kënaqemi me misionin tonë deri në maksimum. Neve na u janë dhënë shqisat për një arsye, prandaj synojmë t’i përdorim siç duhet.

The Evergreen

Ju nuk do të arrini askund pa pasur pasion. Qëllimi ynë është që të frymëzojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe t’i lejojmë ata të shijojnë shijet e pastra dhe të vërteta që ofron natyra. Të gatuash ngadalë një thelë të bukur mishi, peshku ose perimesh në EGG tuaj dhe t’i lejosh vetes të befasohet nga aroma e pashembullt dhe karakteristike. Kjo, për ne, është ajo çfarë ne nënkuptojmë me cilësi të jetës.

Big Green Egg

Nga kamado tek EGG

Kur kombinoni traditën e lashtë japoneze kamado me teknologjinë revolucionare qeramike të NASA-s, ju përfitoni furnelën e përkryer bashkëkohore për ambient të hapur: siç është Big Green Egg. Përdoreni atë për të gatuar, pjekur, pjekur në skarë, zier ose tymosur, dhe do t’ju duket e pabesueshme se sa të rafinuara dhe të jashtëzakonshme janë shijet. Si e mori këtë emër? A mund të ja qëlloni.

Samen eten

Të kënaqemi së bashku...

Të ngrënit është një ngjarje emocionale dhe si e tillë, do të kënaqeni duke përgatitur recetat tuaja të preferuara në EGG-në tuaj ose duke krijuar një pjatë të re. Ndani një moment për të shijuar gjërat më të shijshme që keni shijuar ndonjëherë. Rrethojeni veten me anëtarë të familjes, miq dhe persona të dashur për të krijuar momente të paharrueshme. Kjo është ajo për çfarë njihet Big Green Egg

Big Green Egg

... përgjatë gjithë vitit!

Pavarësisht nëse është ftohtë acar apo vapë mbytëse; ju mund të përdorni EGG gjatë gjithë vitit. Pra, sillni atë entrecote (mish mes brinjësh) të lëngshëm, atë copë të mrekullueshme të peshkut me një kore të kripur, goca deti të skuqura, jahni të paqme, bukë kërce, pica me kore të përsosur ose atë ëmbëlsirë nga e cila të shkon goja lëng. Dëshironi ta anashkaloni mishin për një ditë? Si thoni të përgatisim speca të mbushur, supë me panxhar të pjekur dhe brusketa kapreze në EGG-në tuaj sa për ndryshim?

Kreeft

Zbuloni një botë me plot mundësi kuzhinare

Një botë e re do të hapet për ju sapo të filloni të përdorni një Big Green Egg. Do të jetë më e lehtë të shtyni tutje kufijtë tuaj kuzhinarë sesa mendoni dhe ju do të befasoni shumë si veten po ashtu edhe mysafirët tuaj. Dhe..: Big Green Egg do të ju ndihmojë me kënaqësi   juve për ta arritur atë qëllim. Lejo kreativitetin tënd të mbretërojë dhe kënaquni!

A jeni paksa fanatik i historisë? Ju mund të lexoni historinë tonë të plotë këtu!