Histori e gjatë
Big Green Egg siç e njohim sot daton shumë më parë dhe është faktikisht rezultat i një procesi zhvillimor shumëshekullor. Na lejoni t’ju shëtisim nëpër historinë e Big Green Egg!

Kamado
Për të kuptuar më tepër rreth idesë prapa Big Green Egg, duhet të kthehemi shumë shekuj prapa në kohë, ku këta shporetë balte/argjile me dru përdoreshin në Azinë Lindore qysh para më shumë se 3,000 vitesh.
Këtu edhe u zbuluan këta paraarddhës të Big Green Egg, të cilët u përvetësuan dhe morën me vete nga japonezët, të cilët u drejtoheshin shporetëve të rrumbullakët prej balte me dashuri si ‘kamado’ (‘shporet’ ose ‘vatër’).

Suvenir
Në shekullin e mëparshëm, ushtarët amerikanë me shërbim në Japoni zbuluan se sa të shijshme dhe pikante ishin ushqimet e përgatitura nga japonezët në kamado.
Kur u kthyen në shtëpi, shumë prej tyre morën një kamado me vete si suvenir, në mënyrë që edhe popullata në vendlindje të mund të shijonte shijet e mrrekullueshme!

Atlanta
Big Green Egg hapi dyert e saj në vitin 1974 në Atlanta, Georgia (SHBA). Themeluar nga Ed Fisher, kompania i mundësoi gjithë popullsisë së Amerikës të fitonte një kamado.
Big Green Egg filloi me importimin e kamadove japoneze dhe kineze. Megjithatë, pas një kohe, u mor vendimi që të shfrytëzoheshin njohuritë bashkëkohore, teknikat e prodhimit dhe materialet inovative për ta përsosur më tej këtë shporet të lashtë.

NASA
Gjenerata e tanishme e Big Green Egg është rezultat i kombinimit të mençurisë së lashtë me teknologjinë inovative.
Pjesërisht për shkak të qeramikës, e cila u zhvillua posaçërisht nga NASA, këta shporetë të lashtë e tradicionalë prej argjile u zhvilluan më tej në furnela gatimi/shporetë të veçantë me të gjitha funksionet për përdorim në ambient të jashtëm.