Një BigGreenEgg do të ju zgjasë një jetë të tërë; veçanërisht nëse e mirëmbani mirë. A jeni kureshtarë për atë se çfarë mund të bëni ju për të mirëmbajtur EGG-në tuajNe do t’ju tregojmë gjithçka që ju duhet të dini në këtëvideo udhëzuese ! Në mënyrë alternative, ju mund të lexoni këshillat tona të dobishme në lidhje me mirëmbajtjen në këtë faqe.

 

Shikoni videon

Onderhouden

Mbulojeni EGG-në tuaj

Ju patjetër që mund ta lini EGG-në tuaj në ambient të hapur gjatë gjithë vitit, sepse qeramika e saj unike mund të përballojë lehtësisht të gjitha llojet e kushteve të motit. Ne, megjithatë, ju rekomandojmë që të mbuloni EGG-në dhe rEGGulator-in kur nuk jeni duke i përdorur, në mënyrë që të mbroni pjesët e metalta të saj.Ajo që mund të përdorni, për shembull, është një nga  , tona të dobishme të EGG, në dispozicion në madhësi të ndryshme.

Në këtë mënyrë, ju mund të parandaloni ndryshkjen e këtyre pjesëve me kalimin e kohës ose dëmtimin në ndonjë mënyrë tjetër.

Onderhouden

KONTROLLONI TË GJITHA BULONAT DHE DADOT /KUNDËRVIDHAT

Rreth një muaj pas montimit të EGG-së tuaj, kontrolloni nëse të gjithë bulonat dhe dadot/kundërvidhat që keni vendosur gjatë montimit janë ende të shtrënguara. Shtrëngoni ato, nëse është e nevojshme.

Duke vepruar kështu, bulonat e gjatë të shiritave (rrathëve) të zinj që rrethojnë bazën e qeramikës dhe kapakun qeramik mund të shtrëngohen deri në atë masë sa ata të tregojnë një kurbë të vogël.

Big Green Egg productontwikkeling

MIRËMBAJTJA E PJESËVE TË METALTA DHE PREJ GIZE

Mbani pjesët e metalta lëvizëse të EGG-it, në veçanti menteshën (bagllamën) dhe derëzën e ajrosjes, në gjendje optimale duke spërkatur ato me WD-40 ose një llak silikoni disa herë në vit.

Nëse EGG juaj ka pjesën e sipërme/mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë, ju rekomandojmë që ta trajtoni atë rregullisht me një vaj vegjetal. Kujdes: mos përdorni vaj ulliri për këtë qëllim. Pasardhësi i pjesës së sipërme/mbyllëses së metaltë me funksion të dyfishtë, rEGGulator , ka një shtresë të veçantë për parandalimin e ndryshkut.

Onderhouden

NDËRRONI RONDELËN E LESHTË

Me kalimin e kohës, do të ju duhet të zëvendësoni rondelën (unazën e leshtë) ndërmjet kapakut qeramik dhe bazës së qeramikës, pasi që kjo cohë e leshtë mbron qeramikën dhe parandalon “ajrin e rremë” (depërtimin e ajrit).

Ju mund të zëvendësoni lehtë cohën e leshtë duke përdorur Kutinë e veglave të rondelës (Gasket Kit), një qelës #13, një thikë për përdorim të përgjithshëm ose shpatull stukimi, një copë lecke ose një vatë fërkimi. Veproni si më poshtë:

Hapi 1:  Hiqni rEGGulator-in ose mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë nga EGG. Përdorni çelësin për të zhvidhosur dadot në shiritin e zi të sipërm, ngritni me kujdes kapakun e qeramikës dhe vendoseni me kokë poshtë në një sipërfaqe të mbrojtur. Sigurohuni që kapaku të mos bjerë!

Hapi 2: Çlirojeni shiritin e zi të poshtëm nga baza qeramike dhe lini bazën në vendin e vet.

Hapi 3: Përdoreni thikën për përdorim të përgjithshëm dhe/ose shpatullën e stukimit për të hequr sa më shumë që të jetë e mundur cohën e leshtë të vjetër nga baza qeramike dhe kapaku i qeramikës.Pastrojeni me gërryerje shtresën bazë të qeramikës duke përdorur një thikë të mprehtë ose gërryese dhe hiqni çdo mbetje duke përdorur letër zmerile 80-grt. Më së fundmi, fshijeni atë me një peshqir kuzhine.

Hapi 4: Ngjiteni me kujdes/aplikoni cohën e leshtë (vetë-ngjitëse) në rrathët/buzët e bazës qeramike dhe kapakun e qeramikës. Sigurohuni që tegelat e cohës së leshtë në bazën dhe kapakun nuk janë saktësisht në të njëjtin vend. Është më mirë të lejohet që coha e leshtë të varet pak në pjesën e jashtme sesa në pjesën e brendshme (ku do të digjet në momentin që ju filloni të përdorni EGG-në tuaj). Mundohuni të mos ngjitni cohën e leshtë shumë fort, por e lini pak më të çlirët, pasi mund të tkurret më tej kur të nxehet. Prijeni cohën me kujdes në tegelat.

Hapi 5: Ri-montojeni BigGreenEgg.  Mbajeni shiritin në bazën qeramike dhe shtrëngoni dadot, duke i lënë pak të çlirëta. Vendoseni kapakun me kujdes në shiritin e sipërm të brezit dhe shtrëngoni dadot, duke i lënë edhe këto pak të çlirëta. Sigurohuni që kapaku dhe shiritat janë përsosmërishtdrejtë. Me kujdes drejtoni ato nëse është e nevojshme, dhe pastaj shtrëngoni fort të gjitha dadot.

Kur të keni mbaruar, gjëja më e mirë që mund të bëni është të lini pajisjen EGG me kapak të mbyllur për 24 orë, pastaj ndizeni ngadalë pajisjen tuaj ‘BigGreenEgg’ dhe sigurohuni që shtresa e ngjitësit të kapet mirë për qeramikën. Rondela e leshtë duhet të ndërrohet përafërsisht një herë në dy vjet.

ZËVENDËSONI PJESËT E TJERA NËSE ËSHTË E NEVOJSHME

Ne garantojmë cilësinë e produkteve tona, (modeleve, si dhe aksesorëve). Sot e kësaj dite, çdo “BigGreenEgg” inspektohet në hollësi para se të dali nga fabrika. Ky inspektim na mundëson që të garantojmë se produkti ynë është i cilësisë së lartë dhe më i miri i llojit të vet. Megjithatë, nëse ndodh që diçka të prishet, ne ofrojmë servis dhe garanci të shkëlqyer.

Nëse ju për fat të keq nuk jeni në gjendje të përfitoni nga këto, ju gjithmonë mund të zëvendësoni vetë disa pjesë standarde ose aksesorë. Për shembull: Termometri në kapakun prej qeramike (Matësi i Temperaturës Tel-Tru) ose Grila prej çeliku të pandryshkshëm.

Kjo është pak a shumë e gjithë mirëmbajtja e nevojshme për të pasur një BigGreenEgg funksionale gjatë gjithë jetës! ! Lexoni më shumë në faqen e Servisit dhe Garancisë .

BigGreenEgg ka bërë gjithçka që është e mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit/furnelës gjatë përdorimit. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG-në dhe aksesorët me kujdes.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi