Onderhouden Big Green Egg

Nuk është ndonjë punë e vështirë. Sa më mirë të kujdeseni për pajisjen ‘Big Green Egg’, aq më shumë do të ju zgjasë dhe aq më gjatë do të vazhdojë të funksionojë mirë. Pyetja është se si duhet bërë kjo. Peter Bootsma, ekspert i ‘Big Green Egg’ që nga ditët e hershme, shpjegon mirëmbajtjen e kërkuar për secilin komponent.

rEGGulator daisy disk Big Green Egg

REGGULATOR-i

REGGulator  është rregullatori i ri, i patentuar i ajrit dhe pasardhësi i pjesës së sipërme metalike me funksion të dyfishtë. Bërë nga giza e qëndrueshme, me një dorezë silikoni. REGGulator-i gjithashtu përmban një shtresë parandaluese të ndryshkut, që do të thotë se nuk ka nevojë për kalitje. Për më tepër: duke bërë kështu dëmton shtresën e llakut dhe dorezën e silikonit. Mënyra më e mirë për të mirëmbajtur rEGGulator-in tuaj është të vendosni një mbulesë mbi të pas përdorimit, pasi të jetë ftohur. Nëse rEGGulator-i juaj fillon të duket disi i vjetërsuar me kalimin e kohës, fërkojeni me pak Crisco ose vaj perimesh, siç është vaji i kikirikut. Preferohet ta bëni këtë kur rEGGulator-i është akoma pak i ngrohtë.

Onderhouden

PJESA E SIPËRME/MBYLLËSJA E METALTË ME FUNKSION TË DYFISHTË

Nëse pajisja juaj Big Green Egg ka mbyllëse metali me funksion të dyfishtë, ne e rekomandojmë shumë që ta kalitni para se ta përdorni për herë të parë. Nëse nuk e bëni këtë, mbyllësja e metaltë mund të tërheqë papastërtitë. Ja cila është mënyra për ta kalitur atë. Ngroheni pajisjen tuaj ‘EGG’ deri në një temperaturë prej 180-200°C dhe vendosni mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë në ‘EGG’. Vendoseni kapakun shuarës prej qeramike në ‘EGG’ tuaj dhe mbyllni derëzën e ajrosjes (kjo do të bëjë që temperatura të ulet pak dhe qymyr druri të shuhet, por kjo nuk është ndonjë problem). Lëreni për një orë, pas së cilës giza do të ketë ndryshuar ngjyrën. Pasi që mbyllësja e metaltë me  funksion të dyfishtë të jetë ftohur, lyejeni me ca vaj Crisco ose vaj vegjetal, të tilla si vaji i kikirikut. Kjo është ajo që ne e quajmë kalitje. Sillni temperaturën përsëri deri në 180-200° C. Vendosni sërish mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë në grilë dhe mbylleni pajisjen ‘EGG’ me kapakun shuarës prej qeramike. Mbyllni derëzën e ajrosjes dhe lini mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë të kalitet për rreth një orë derisa pajisja ‘EGG’ të ftohet. Përsëriteni këtë proces të kalitjes  një apo dy herë në vit për të mbajtur mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë në gjendje të mirë. Një tjetër këshillë e dobishme është zëvendësimi i pjesës së sipërme/mbyllëses së metaltë  me funksion të dyfishtë me kapakun shuarës prej qeramike pas gatimit. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur mbyllësen e metaltë në gjendje shumë të mirë.

Keni parasysh se rEGGulator NUK ka nevojë të kalitet.

2XL Big Green Egg

BAZA & KUBEJA

Pastroni kohë pas kohe pjesën e jashtme të bazës qeramike (unë e bëj këtë më shpesh pasi që e përdori pajisjen time ‘EGG’ pothuajse çdo ditë) duke përdorur ujë dhe sapun të butë. Kjo është edhe më e lehtë për t’u bërë nëse pajisja ‘EGG’ është ende pak e ngrohtë. Ju mund ta mirëmbani brendësinë e kapakut duke e pastruar herë pas here me një furçë çeliku (ose letër zmerile 80-grt).

Nëse pastroni pjesën e jashtme të bazës qeramike me ujë me sapun, në të njëjtën kohë ju mund ta pastroni edhe pjesën e jashtme.

Stainless Steel Grid

GRILA PREJ ÇELIKU TË PANDRYSHKSHËM

Është më së lehti të pastroni grilën përderisa është ende pakëz e ngrohtë. Pajisje pastrimi me brushë të dyfishtë për grila është mjeti më i mirë për të kryer këtë punë. Pas pastrimit, vetëm fshini atë me një letër të bërë duq. Unë e paketoj çdoherë pajisjen time ‘EGG’, kur unë nuk jam në humor të mirë për pastrim. Kur ta ndezë atë herën tjetër, pastroj grilën sapo të fillojë të ngrohet. Kjo nuk merr fare kohë dhe gatimi në pajisjen ‘EGG’ është tejet më i mirë kur nuk ka asnjë mbetje të ngjitur për grile.

Onderhouden Big Green Egg

GRILA PREJ GIZE

Giza është një material i mrekullueshëm dhe jashtëzakonisht i fortë, por njëkohësisht edhe i brishtë. Kjo do të thotë se i nevojitet një vëmendje më e madhe herë pas here. Përveç pastrimit, i cili bëhet në të njëjtën mënyrë sikurse për grilën prej çeliku të pandryshkshëm, grilës prej gize  poashtu i nevojitet një trajtim/kalitje e mirë sikurse mbyllëses së dyfishtë me funksion të dyfishtë. Unë shpjegova saktësisht se si të bëhet kjo në pjesën e Mbyllëses metalike me funksion të dyfishtë. Sigurohuni që çdoherë të përdorni një Mashë për kapjen e Grilave kur vendosni Grilën prej gize në pajisjen tuaj ‘EGG’. Kjo do të parandalojë që aksidentalisht t’iu bjerë grila e rëndë në unazën/rrethin tuaj të zjarrit, duke shkaktuar plasaritjen e tij.

Lejoni gjithmonë që grila të ngrohet ngadalë në pajisjen tuaj ‘Big Green Egg’ (me fjalë të tjera, mos vendosni një grilë të ftohtë në një pajisje ‘EGG’ shumë të nxehtë) për të parandaluar ndonjë plasaritje për shkak të një ndryshimi të papritur ekstrem të temperaturës. Kjo mund të bëhet duke e vendosur grilën në pajisjen ‘EGG’ përderisa kjo është duke u ngrohur. Kjo shkakton më pak ngarkesë në gizën.

Nest

KORNIZA

Nëse rregullisht lëvizni pajisjen ‘ Big Green Egg’, vidat/dadot dhe bulonat mund të çlirohen, kështu që ato duhet të shtrëngohen herë pas here. Pastrimi kohë pas kohe i kornizës me ujë dhe sapun të butë do t’i bëjë shumë mirë. Poashtu do të duket edhe më atraktive.

ConvEGGtor

CONVEGGTOR-i

ConvEGGtor-i është krijuar në mënyrë të tillë që të sigurojë një rrjedhje të mirë të ajrit dhe përçueshmëri të shkëlqyeshme të nxehtësisë. Meqenëse conVEGGtor-i lejon që vetëm nxehtësia indirekte të kalojë, ajo e shndërron EGG-në tuaj në një furrë të plotë të jashtme. Nëse dëshironi të parandaloni që convEGGtor-i të ndotet gjatë gatimit, vendosni një tabaka me vrima mbi të. Nëse harroni të përdorni një tabaka me vrima, mos u shqetësoni. Thjesht ngrohni pajisjen tuaj Big Green Egg në 250 °C me convEGGtor brenda dhe e gjithë papastërtia do të digjet. Kur nuk del më tym nga mbyllësja e metalit me funksion të dyfishtë ose rEGGulator, kjo do të thotë se është mjaft i pastër. Nëse dëshironi ta pastroni atë më shpejt, mund të përdorni pajisje pastrimi me brushë të dyfishtë për grila.

Gasket kit onderhouden

RONDELA PREJ COHE TË LESHTË

Rondela e leshtë në pajisjen e juaj ‘Big Green Egg’ ka dy funksione. Ajo vepron si një mbrojtëse, duke parandaluar dëmtimin kur mbyllet pajisja ‘EGG’, dhe poashtu krijon një mbyllje hermetike. Nëse rondela e leshtë bëhet shumë e ngurtësuar, ajo nuk do të funksionojë më siç duhet dhe duhet të zëvendësohet. Kjo bëhet duke larguar së pari rondelën e vjetër. Pastrojeni me gërryerje shtresën bazë të qeramikës duke përdorur një thikë të mprehtë ose gërryese dhe hiqni çdo mbetje duke përdorur letër zmerile 80-grt. Më së fundmi, fshijeni atë me një peshqir kuzhine. Ju tani mund të vendosni një shirit të ri të leshtë. Kur të keni mbaruar, gjëja më e mirë që mund të bëni është të lini pajisjen EGG me kapak të mbyllur për 24 orë, pastaj ndizeni ngadalë pajisjen tuaj ‘Big Green Egg’ dhe sigurohuni që shtresa e ngjitësit të kapet mirë për qeramikën. Rondela e leshtë duhet të ndërrohet përafërsisht një herë në dy vjet.

Tel-Tru Temperature

KALIBRIMI I TERMOMETRIT

Ju mund të kalibroni termometrin tuaj për të siguruar që ai vazhdon të funksionojë si duhet (d.m.th. vazhdon të tregojë temperaturën e duhur). Së pari shkëputni termometrin nga kubeja. Sillni një tigan me ujë të valuar, vendosni një enë me vrima në tigan dhe shtyni kunjin e termometrit përmes një prej vrimave të enës. Sigurohuni që termometri të jetë i pezulluar në ujë, dhe duke mos prekur pjesën e poshtme të tiganit. Pastaj duhet të tregojë 100 °C. Nëse jo, përdorni butonin rregullues në pjesën e pasme për ta vendosur në 100 °C. Më pas, varni termometrin në një enë me ujë akulli (ujë me kube akulli). Pas disa minutash, vendoseni përsëri në ujë të valuar. Nëse është kalibruar siç duhet, temperatura duhet të rritet përsëri në 100 °C.

Premium Lump Charcoal

NGROHNI PAJISJEN DERI SA TË ZBARDHET? NUK KA NEVOJË

Le të fillojmë duke e hedhur poshtë një ide të gabuar në këtë rast. Ju ndonjëherë i keni dëgjuar  përdoruesit e pajisjes ‘Big Green Egg’ të thonë se e mbajnë të ndezur pajisjen deri sa të zbardhet ose të pastrohet. Ata bëjnë këtë duke ia nënshtruar pajisjen e tyre “EGG’ temperaturave ekstreme të larta për një kohë shumë të gjatë. Sidoqoftë, sa më shumë që ta përdorni pajisjen ‘Big Green Egg’, aq më e zezë do të bëhet. Si pasojë, ajo do të funksionojë në mënyrë më efektive dhe do të bëhet më e qëndrueshme. Për mua, si një admirues i pajisjes ‘Big Green Egg’, kjo duket të jetë gjëja më e rëndësishme. There’s no need to heat your EGG until white. Heating up your EGG extremely high in a short time can also lead to cracks in your fire ring.

 

Big Green Egg

MENTESHA

Mentesha e pajisjes tuaj Big Green Egg është bërë prej çeliku, përparësia e së cilës është se lëviz me qeramikën. Sidoqoftë, kjo do të thotë që ka tendencë të zgjerohet ose tkurret ku ndryshonr temperatura. Si pasojë, herë pas here do të duhet të kontrolloni menteshën dhe ta rivendosni atë. Ndërsa e bëni këtë, duhet të kontrolloni gjithashtu që nuk ka rënë shiriti. Nëse ka rënë, duhet ta rivendosni(manual  përshkruan saktësisht se si ta bëni atë).  Nxehtësia siguron që pjesët në lëvizje të menteshave të bëhen të ashpra, duke rezultuar në fërkim dhe një lirim të mundshëm të bulonave. Në të njëjtën kohë, ju mund të spërkatni mentenshën me WD-40 ose një llak tjetër silikoni dhe të lani çelikun duke përdorur ujë me sapun.

 

TAS ZJARRI DHE UNAZA ZJARRI

Kjo është e lehtë. Këta komponentë nuk kërkojnë mirëmbajtje. Nxirrini kohë pas koha për të hequr të gjithë hirin nga pajisja juaj EGG.

Këshillë: hidhni një sy edhe faqes speciale të mirëmbajtjes.

INSPIRATION TODAY

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi