Brinjë qengji në skarë
Receta
Brinjë të butë qengji të marinuar në rozmarinë të freskët, trumzë dhe hudhër. A nuk duket kjo shijshme? Mbyllni brinjtë e qengjit shkurtimisht në të dyja anët në Big Green Egg dhe lini të piqen derisa të arrihet një temperaturë bazë prej 50 ° C për një rezultat të pjekjes ku mishi mbetet i kuqrremtë në brendësi (medium-rare).
PËRBËRËSIT
Brinjë qengji
- 2 brinjë qengji
- ½ tufë rozmarine
- ½ tufë trumze
- 6 thëlpinj hudhre
- Kripë deti
- mustardë
PËRGATITJA
- Ndëzni qymyrin në Big Green Egg dhe lëreni të ngrohet, me grilën prej gize, deri sa të arrihet temperatura prej 180 ° C.
- Hiqni lëkurën nga brinjtë e qengjit dhe pastroni brinjët me një thikë të vogël, nëse është e nevojshme (ose e lusni mishshitësin që të bën këtë). Hiqni halat nga rozmarina dhe gjethet nga trumza dhe i copëtoni mirë. Qërojeni hudhrën, duke prerë imët thëlpinjët dhe i përzieni me kripë deti sipas shijes dhe me barishtet.
- Mbuloni mishin me një shtresë mustarde. Hidheni përzierjen e barishteve në një dërrasë për prerje dhe shtypni mishin e brinjëve butësisht në përzierje, duke siguruar një mveshje të njëtrajtshme.
- Vendosni brinjtë e qengjit në skarë, anën e mishit teposhtë, mbyllni kapakun e EGG dhe pjekni për rreth 2 minuta. Kthejini brinjtë e qengjit për një të katërtën dhe vazhdoni pjekjen edhe për 2 minuta.
- Rrotulloni brinjtë dhe futni sondën e termometrit kryesor në brendësi të mishit. Kurdisni termometrin në 50 ° C për një rezultat të pjekjes ku mishi është i kuqrremtë në brendësi (mish me gjak- medium rare). Lërini brinjtë e qengjit që të piqen për rreth 14 deri në 16 minuta derisa të jetë arritur temperatura e vendosur.
- Hiqni brinjët e qengjit nga EGG. Mbuloni lirshëm me foli alumini dhe lini të pushojnë për 5 minuta para se të shërbeni mishin.
Vizitoni Fan Shop tonë!
Admiruesi i vërtetë i pajisjes EGG gjithmonë do të dallohet nga të tjerët për shkak të pasionit të tij për ushqim dhe sepse preferon të kalojë kohën e tij para pajisjes së tij të Big Green Egg. Por prapë se prapë, ajo çfarë e bën të dallohet nga të tjerët mund të jenë bluza e tij dhe çorapet e tij. Ju mund t'i gjeni këto dhe këshilla të tjera origjinale për dhurata në Fan Shop.