Bukë Brioshe
Receta
Kjo video ju tregon një recetë të lehtë për të bërë bukë të shijshme Brioshe në Big Green Egg. E përsosur për të bërë tost francez me ose për ta lyer me reçel, fruta të freskëta, çokollatë (të shkrirë), akullore apo çfarëdo gjë tjetër që ju pëlqen!
Përbërësit
Bukë Briosh
- 235g gjalpë, në temperaturë të dhomës + gjalpi shtesë për të lyer tiganin
- 50 ml qumësht
- 7g tharm i thatë
- 350g miell
- 20g sheqer
- ¼ lugë çaji kripë
- 4 vezë
PREPARATION
- Përzieni gjalpin në një procesues të ushqimit apo në një enë për përzierje me mikser elektrik , deri sa të bëhet delikat. Ndërkohë, ngrohni qumështin deri sa të behet i vakët dhe shpërndani tharmin në të. Përzieni miellin, sheqerin dhe pak kripë nëpër gjalpë dhe shtoni qumështin. Shtoni vezët një nga një dhe krijoni një përzierje brumi të butë.
- Lyeni me gjalpë një kallëp për tortë dhe zbrazni brumin në të. Mbulojeni me foli plastike dhe lëreni të vijë në një vend të ngrohtë për 2 orë. Mos e vendosni kallëpin për tortë në një banak të ftohtë, por në një dërrasë për prerje të ushqimit, për shembull.
- Ndizeni qymyr drurin në Big Green Egg dhe nxeheni, me konvEGGtor-in dhe grilën, deri në temperaturën 200°C.
- Largoni folinë e plastikës, vendosni kallëpin për tortë në grilë dhe mbyllni kapakun e EGG. Piqni bukën deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë për 40-45 minuta. Për të siguruar që buka është e pjekur plotësisht, shponi atë më një kruese dhëmbësh në brendi të bukës. Nëse kruesja e dhëmbëve del jashtë e terur, buka është e pjekur plotësisht. Nëse është e nevojshme, vendosni kallëpin për torta në furrë dhe kontrolloni atë sërish 5 minuta më vonë.
- Largoni kallëpin për tortë nga EGG dhe lëreni bukën të ftohet për 30 minuta.
- Nxirrni bukën nga kallëpi për tortë dhe priteni në rriska.
- Mund ta shijoni me gjalpë, reçel dhe crème fraîche.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!