Côte de boeuf
Receta
Nëse dëshironi të piqni në skarë biftekë të shijshëm të trashë, ju mund të siguroni që të jenë gjithmonë të gatuar në mënyrë të përkryer duke përdorur metodën e skuqjes pasuese në zjarr. Ideja e kësaj metode skare është që bifteku së pari të gatuhet me konvEGGtor derisa të arrihet një temperaturë e caktuar bazë – si me këtë recetë të cote de boeuf. Më pas, côte de boeuf piqet në skarë për të krijuar një model atraktiv të grilave (vijave të skarës në mish) dhe për t’i dhënë shije shtesë mishit. Kjo është mënyra për ta gatuar biftekun më të shijshëm të mundshëm.
PËRBËRËSIT
Côte de boeuf
Për côte de boeuf:
- 2 côtes de boeuf përafërsisht. 6 cm të trashëOpsionale
- 2 thëlpinj hudhër
- 4 fileto sardele
- 2 tufa rozmarinë
PARAPËRGATITJA
- Ndizni qymyrin në Big Green Egg dhe ngroheni, me konvEGGtorin dhe grilën, deri në temperaturën prej 120 °C.
PËRGATITJA
- Spërkatni cotes de boeuf me kripë në të dy anët dhe vendosni ata në grilë. Mbyllni kapakun e EGG dhe lëreni mishin të gatuhet për rreth 60 minuta derisa të arrihet një temperaturë bazë prej 52 °C. Ju mund të matni temperaturën me termometrin digjital me lexim të menjëhershëm.
- Largoni côtes nga EGG dhe mbulojeni lirshëm me foli alumini. Hiqeni grilën dhe konvEGGtor-in dhe përdorni Ngritësin e grilës së gizës për të vendosur grilën e gizës në EGG. Rrisni temperaturën në EGG deri sa të arrijë 50 °C. Do të duhen rreth 10 minuta që grila të bëhet vërtetë e nxehtë.
- Vendosini côtes de boeuf në grilë. Piqeni mishin në skarë për rreth 2 minuta, duke e kthyer për nëntëdhjetë shkallë pas rreth një minute për të krijuar një model të bukur grile. Rrotullojeni mishin në anën tjetër dhe vazhdoni pjekjen edhe për 2 minuta tjerë, duke e kthyer përsëri për nëntëdhjetë shkallë pas rreth një minute për të krijuar një model të bukur grile. Vendosni një temperaturë bazë prej 55 °C për të pjekur mishin ashtu që në brendësi të jetë i kuqërremtë (medium-rare).
- Mbuloni mishin lirshëm me foli alumini dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta para se ta shërbeni.
Këshillë
Sapo të hiqni côtes de boeuf nga EGG, qërojeni dhe përgjysmojeni hudhrën dhe fërkoni sipërfaqen e prerë të hudhrës në të dy anët e côtes de boeuf. Fërkoni rozmarinë mbi njërën anë të côtes de boeuf. Rrotullojini, vendosni 2 fileto sardele në secilën copë të mishit, dhe fërkoni këtë anë me rozmarinë gjithashtu. Spërkatni me piper të zi sipas shijes. Mbuloni mishin lirshëm me foli alumini dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta para se ta shërbeni.
Vizitoni Fan Shop tonë!
Admiruesi i vërtetë i pajisjes EGG gjithmonë do të dallohet nga të tjerët për shkak të pasionit të tij për ushqim dhe sepse preferon të kalojë kohën e tij para pajisjes së tij të Big Green Egg. Por prapë se prapë, ajo çfarë e bën të dallohet nga të tjerët mund të jenë bluza e tij dhe çorapet e tij. Ju mund t'i gjeni këto dhe këshilla të tjera origjinale për dhurata në Fan Shop.