Hamburgerë të mbushur me mango
Receta

Nëse jeni duke kërkuar një recetë origjinale të hamburgerit, atëherë e keni gjetur. Mbushja me mango e bën këtë hamburger shumë të veçantë. Nëse dëshironi që përgatitja të jetë edhe më e lehtë, natyrisht mund ta lyeni me një lugë të mbushjes mishin e hamburgerit kur i vendosni përbërësit tjerë në hamburger.
PËRBËRËSIT
Hamburgerë
- 600 g mish i bluar lope
- 1 vezë
- ½ luge gjelle piper të zi
- 1 lugë çaji kripë deti e imët
- vaj ulliri
- 1 domate
- 2 tranguj të vegjël turshi
- ½ qepë e kuqe
- 4 simite për hamburgerë
- marule të përziera
- 4 rriska djathi cheddar
- majonez
- keçap ose salcë barbekju
Për mbushjen
- 1 mango e pjekur (jo në zjarr)
- ½ spec i kuq
- 2 lugë gjelle sheqer i bardhë
PARAPËRGATITJA
- Për mbushjen, qërojeni mangon dhe largojeni tulin nga bërthama. Priteni mangon në kubëza si dhe priteni specin e kuq në rrathë të hollë. Nxehini, së bashku me sheqerin dhe një grusht ujë, në tiganin e vendosur mbi shporet. Lërini të vlojnë për rreth 20 minuta.
- Fikni nxehtësinë dhe lëreni mbushjen të ftohet.
- Përziejeni mishin e bluar me vezën, piperin e zi dhe kripën e detit. Ndajeni përzierjen e mishit të bluar në katër pjesë të barabarta. Lyejeni formësuesin për hamburgerë me pak vaj ulliri. Vendosni në pjesën e poshtme dhe anët e formësuesit rreth dy të tretat e njërës pjesë të mishit të bluar. Vendosni një lugë të madhe me mbushje në mishin e bluar. Pjesën e mbetur të mishit të bluar bëjeni si qofte që të mund të futet në formësues. Mbulojeni mbushjen me të dhe shtypini të gjitha së bashku me kapakun e formësuesit të burgerit. Bëni edhe tre burgerë tjerë në të njëjtën mënyrë, pastaj mbulojini dhe lërini të qëndrojnë në frigorifer.
PËRGATITJA
- Ndizeni qymyr-drurin në “Big Green Egg” dhe nxeheni, së bashku me grilën nga giza, deri në temperaturën prej 220°C. Ndërkohë, pritini domatet dhe trangujt në rriska të holla. Qërojini qepët dhe pritini në formë të rrathëve të hollë.
- Lyejini hamburgerët me vaj ulliri. Vendosini ata në grilë, mbylleni kapakun e “EGG”-ut dhe piqini rreth 3-4 minuta në secilën anë. Ndërkohë, pritini simitet e hamburgerit në gjysmë.
- Vendosini gjysmat e simiteve nga ana e prerë e tyre pranë mishit të hamburgerit dhe piqini për rreth 30 sekonda. Largoni mishin dhe simitet nga “EGG”-u.
- Hidhni ca marule të përziera, rriska domatesh, trangujsh turshi dhe rrathët e qepëve në njërën gjysmë të simites. Shtoni ca majonezë sipas shijes. Vendosni mishin e hamburgerit dhe një rriskë djathi cheddar në simite dhe shtoni keçap ose salcën tuaj të preferuar barbekju. Pastaj mbulojini me gjysmën tjetër të simites.

Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!