• Pjata

    Messhujta (Snack),
    Paragjella (Oreks-ndjellësja)

  • Kategoria

    Gambas,
    Mish peshku

  • Teknika e gatimit

    Pjekje në skarë

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    195 minutat

  • Përgatitja

    35 minutat

  • Totali

    230 minutat

  • Shuma

    4 persona

Back to basics gamba's - shrimps

Kjo është një recetë e shijshme për karkaleca në Big Green Egg. Marinada i jep karkalecave  një shije orientale. Shërbejeni si një zamër (mes-shujtë)  ose si një oreksndjëllëse me sallatën me mango të pjekur në skarë.

PËRBËRËSIT

Për karkalecat

  • 8 karkaleca të mëdhenj (madhësia 13/15)
  • 4 bishta bar limoni

Për marinadën

  • 3 cm xhenxhefil të freskët
  • 1 spec i kuq chilli
  • 2 thelpinj hudhre
  • 2 bishta bar limoni
  • Lëngu i 1 qitroje
  • 300 ml vaj kikiriki
  • 50 ml shurup xhenxhefili

Për sallatën

  • 75 g lakër jeshile
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Lëng nga ½ qitro
  • 1 avokado
  • Lëngu nga  ½ limonit
  • ½ mango
  • ½ lugë gjelle vaj kikiriki

PARAPËRGATITJA

  1. Hiqini lëkurën karkalecave, duke lënë kokën dhe bishtin. Hiqini traktin e tretjes.
  2. Për marinadën, priteni hollë xhenxhefilin. Priteni specin e kuq chilli në formë unazash të holla. Qëroni dhe shtypni hudhrën. Shtypni bar limonin. Përzieni së bashku të gjithë përbërësit për marinadën dhe hidhini kripë dhe piper sipas shijes. Derdhni marinadën mbi karkalecat dhe lërini të marinohen në frigorifer për të paktën 3 orë.

PËRGATITJA

  1. Ndizni qymyrin në Big Green Egg dhe ngroheni, me Grilën prej gize, deri sa të arrijë temperaturën prej 190 ° C. Ndërkohë, për sallatën spërkatni vajin e ullirit dhe lëngun e qitros mbi lakrën jeshile dhe shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Priteni avokadon në gjysmë dhe hiqni bërthamën dhe qërojeni. Priteni mishin në segmente dhe spërkateni me lëng limoni për të parandaluar humbjen e ngjyrës.
  2. Pritini bishtat e bar limonit për të krijuar maje të mprehta dhe futni 2 karkaleca në çdo bisht. Qëroni mangon, priteni mishin në thela rreth 1 cm të trasha dhe lyeni me brushë me vaj kikiriki.
  3. Vendosni fetat e mangos në grilë dhe piqini në skarë rreth 3 minuta.
  4. Kthejini për nëntëdhjetë shkallë pas rreth një minutë e gjysmë për të krijuar një model të bukur të vijave të grilës. Rrotullojeni mangon dhe piqeni në skarë edhe 3 minuta, duke e kthyer për nëntëdhjetë shkallë përsëri pas rreth 1.5 minuta për të krijuar një model të bukur të vijave të grilës.
  5. Largoni mangon nga EGG dhe priteni në feta. Rrisni temperature e EGG në 220 ° C.
  6. Vendosni hellin me karkaleca në grilë dhe piqini për 2 deri 2.5 minuta në secilën anë.
  7. Ndani lakrën jeshile, avokadon dhe mangon ndërmjet pjatave dhe vendosni një hell me karkaleca në çdo pjatë.

Aksesorët e përdorur

inspiration today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi