• Pjata

    Garnitura

  • Kategoria

    Perime,
    Vegjetarian

  • Teknika e gatimit

    Pjekje,
    Pjekje në skarë

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    20 minutat

  • Përgatitja

    25-30 minutat

  • Totali

    45-50 minutat

  • Shuma

    4 persona

Gevulde puntpaprika's met groenterub

Për dallim nga shumë përzierje tjera mëlmesash, kjo përzierje e shijshme për perime nuk përmban sheqer, duke e bërë atë ideale për perimet e pjekura në skarë, nga shpargu e deri tek kërpudhat Portobello. Për të arritur një rezultat të shijshëm, lyejini perimet me pak vaj luledielli ose ulliri dhe spërkatni përzierjen e mëlmesave mbi to. Në këtë rast, megjithatë, ne do të përdorim përzierjen e mëlmesave për t’i shtuar aromë mbushjes.

PËRBËRËSIT

Madhësisë

  • 4 speca të madhësisë së mesme ose 10 speca të vegjël

Për lyerjen

  • ½ lugë gjelle kokrra kafeje
  • ½ lugë gjelle kripë të imët deti
  • 1 lugë çaji kokrra piperi të zi
  • 1 lugë gjelle piper të kuq
  • 1 lugë gjelle fara qimnon
  • ½ lugë gjele fara mustarde
  • 1 lugë çaji fara koriandër
  • 1 lugë leskër chilli

Për mbushjen

  • 8-10 këpurdha
  • 10 ulinjë të gjelbër, pa bërthamë
  • 10 ullinj të zinj, pa bërthamë
  • 200 g djathë të grirë (të ndenjur)

Përgatitja

  1. Ndizni qymyrin në Big Green Egg dhe ngrohni EGG, me convEGGtor, deri në 180 ° C. Për të përgatitur përzierjen me mëlmesa, bluani imët kokrrat e kafesë në një mulli kafeje. Vendoseni kafenë e bluar imët  dhe përbërësit e tjerë të përzierjes në një havan, shtypini dhe përziejini mirë.
  2. Për mbushjen, preni imët kërpudhat dhe ullinjtë dhe përziejini ato në djathin e grirë. Shtoni 2.5 lugë gjelle përzierje lyrëse (mbajeni pjesën e mbetur për përdorim në të ardhmen). Priteni një thelë nga ana e specave kur përdorni speca të madhësisë së mesme, ose preni kokën e specave kur përdorni variantin mini dhe hiqni farat. Vendosni specat e vegjël me majë Jalapeño në pajisjen Grill Rack & Corer Set dhe zëvendësoni kokën e specave, sipas dëshirës.
  3. Vendosni specat e mbushur të madhësisë së mesme në grilë, ose vendosni pajisjen Jalapeño Grill Rack & Corer Set në grilë. Mbyllni kapakun e EGG dhe lërini specat të zihen për 20-25 minuta derisa të jenë gati.

Këshillë

  • Në vend të specave me majë, ju gjithashtu mund t’i mbushni edhe specat jalapeño.

Aksesorët e përdorur

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi