Jemi të lumtur t’ju ndihmojmë të montoni në mënyrë të sakt dhe të sigurtë Big Green Egg-un tuaj 2XL në mënyrë që të keni mundësinë ta shijoni atë në maksimum. Video jonë e dobishme e montimit ju shpjegon në detaje procesin e montimit hap pas hapi. Ju lutemi kini parasysh që disa pjesë të pajisjes 2XL janë të mëdha dhe të rënda. Për këtë arsye, sigurohuni që të keni njerëz të mjaftueshëm për t’ju ndihmuar të montoni Big Green Egg-un tuaj. Mos harroni të lexoni këshillat tona të rëndësishme mbi sigurinë! Le të fillojmë!

SHIKONI VIDEON

Para se të filloni: hapeni paketimin dhe kontrolloni nëse në të është udhëzuesi dhe të gjitha pjesët e “BigGreenEgg2XL”.

A keni pranuar një “kallëp/fole të EGG” (EGG Nest) kur keni blerë “2XL” tuaj? Nëse po, fillimisht montoni “kallëpin/folenë e EGG” dhe vendosni bazën prej qeramike para se të vazhdoni me hapat e mëtejshëm. Ju do tëkurseni veten nga shumë përpjekje duke pozicinouar bazën prej qeramikës të“2XL” në “folenë e EGG”para se të vazhdoni me pjesën tjetër të montimit (në vend që ta montoni fillimisht dhe pastaj ta poziciononi saktë)!

Urime! “2XL” juaj është gati për përdorim! Lexoni më shumë në faqen Përdorimi i “EGG” .

A E KENI REGJISTRUAR TASHMË EGG TUAJ?

Sapo të keni blerë përfundimisht EGG tuaj, ju siguroheni për shërbimet tona gjithëpërfshirëse dhe garancinë. A nuk është kjo një ide paqtuese? Është edhe e lehtë të realizohet. Pasi të përfundoni me regjistrimin, do të pranoni një konfirmim nga ne me anë të e-mailit. Sigurohuni që të rishikoni çdo gjë edhe një herë të dytë, korrigjoni çdo gabim dhe në mënyrë të kujdesshme ruani e-mailin, ashtu siç keni bërë me dëshminë/faturën tuaj të blerjes.

REGJISTRIMI

Këshilla të sigurisë

“BigGreenEgg” është shumë e sigurt për t’u përdorur, me kusht që EGG përdoret për qëllimin e synuar dhe ndiqen udhëzimet e caktuara. Gjatë montimit të “EGG” tuaj, merrni parasysh këshillat e mëposhtme të sigurisë në mënyrë që të shijoni përdorimin pa brenga të “BigGreenEgg” dhe shijet e ushqimeve të mrekullueshme, nga të cilat ju shkon goja lëng, që mund t’i përgatisni në të!

  • Vendoseni dhe përdoreni “EGG” në një vend që është i sigurt dhe ku sipërfaqja e tokës është e rrafshët.

    Sigurohuni që “EGG” të jetë stabile dhe asnjëherë mos e vendosni në sipërfaqe të pjerrët  ose jo të rrafshët. Mundësisht, vendosni “EGG” në një “fole të EGG” (EGG Nest) ose “bartëse të EGG” (EGG Carrier). Nëse e keni vendosur “EGG” në/mbi një tavolinë me rrota, sigurohuni që t’i bllokoni rrotat sapo “EGG” të jetë në vendin e vet në mënyrë që të mos lëviz.

  • Mos e vendosni “EGG” në sipërfaqe druri ose sipërfaqe tjera të djegshme, ose në afërsi të objekteve të djegshme.

    Kur “BigGreenEgg” është në përdorim, fundi i bazës prej qeramike rrezaton një sasi të madhe të nxehtësisë. Shmangni rrezikun e zjarrit dhe asnjëherëmos e përdorni “EGG” në ose në afërsi të drurit ose objekteve tjera të djegshme, ose nën drunjë të ulët ose degë të varura.

    “EGG” është e destinuar që të përdoret në një “fole metali të EGG” ose në një tavolinë të veçantë integrale në mënyrë që të ekzistojë një hapësirë e zbrazët nën “EGG”. Asnjëherë mos e vendosni “EGG” afër një hapësire magazinimi që mund të përmbajë substanca të djegshme.

  • Lëvizni “EGG” duke e tërhequr atë, e jo duke e shtyrë.

    Nëse dëshironi ta zhvendosni “EGG”, ju rekomandojmë që t’i vendosni të dyja duart në “folenë e EGG”/“bartësin e EGG”(EGG Carrirer) ose në mbajtësin e folesë(NestHandler) dhe ta tërhiqni “EGG” prapa jush. Mos e shtyni atë para jush! “Foleja e EGG” ose “mbajtësi i folesë” nuk parashihen të tërhiqen në ndonjë sipërfaqe jo të rrafshët të tokës, siç janë guralecët, toka e butë ose bari. Lëvizeni “EGG” nëpër një sipërfaqe të qëndrueshme dhe kërkoni nga dikush që t’ju ndihmojë, nëse është e nevojshme.

“BigGreenEgg” ka bërë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe ta trajtojnë “EGG” dhe pajisjet shtesë me kujdes.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi