Para se të filloni me Big Green Egg-un tuaj të ri MiniMax, është e rëndësishme që të montoni në mënyrë të saktë dhe të sigurt pjesët e saj të ndryshme. Do të mbaroni shumë shpejtë falë sistemit tonë të montimit paraprak. Ne tashmë kemi bashkangjitur brezat e zinj në EGG-un tuaj për ju. Shikoni videon e montimit për të parë se si të montoni më tej MiniMax-in hap pas hapi. Së fundmi, mos harroni të lexoni këshillat më të rëndësishme mbi sigurinë. Brenda 20 minutash, pajisja tuaj MiniMax juaj do të jetë gati për përdorim!

SHIKONI VIDEON

A nuk ka Big Green Egg-u juaj ende sistemi tonë të montimit paraprak? Shikoni videon e montimit më poshtë me të gjitha hapat për të montuar plotësisht EGG-un tuaj.

A keni blerë një Big Green Egg MiniMax dhe nuk mund të prisni ta ndizni? Ne do t’ju ndihmojmë ta montoni në mënyrë të sigurt dhe të saktë, hap pas hapi. Shikoni videon tonë të dobishme të montimit dhe lexoni këshillat tona të rëndësishme mbi sigurinë. Kjo do të bëjë që të keni një fillim të shkëlqyeshëm me pajisjen tuaj MiniMax!

SHIKONI VIDEON

Para se të filloni: hapeni paketimin dhe kontrolloni nëse përmban manualin/udhëzuesin dhe të gjitha pjesët e Big Green Egg MiniMax.

Urime! Pajisja juaj MiniMax është gati për përdorim! Për më shumë informata, mund të lexoni në faqen e Përdorimit të EGG .

A E KENI REGJISTRUAR TASHMË EGG TUAJ?

Sapo të keni blerë përfundimisht EGG tuaj, ju siguroheni për shërbimet tona gjithëpërfshirëse dhe garancinë. A nuk është kjo një ide paqtuese? Është edhe e lehtë të realizohet. Pasi të përfundoni me regjistrimin, do të pranoni një konfirmim nga ne me anë të e-mailit. Sigurohuni që të rishikoni çdo gjë edhe një herë të dytë, korrigjoni çdo gabim dhe në mënyrë të kujdesshme ruani e-mailin, ashtu siç keni bërë me dëshminë/faturën tuaj të blerjes.

REGJISTRIMI

Këshilla të sigurisë

“BigGreenEgg” është shumë e sigurt për t’u përdorur, me kusht që EGG përdoret për qëllimin e synuar dhe ndiqen udhëzimet e caktuara. Gjatë montimit të “EGG” tuaj, merrni parasysh këshillat e mëposhtme të sigurisë në mënyrë që të shijoni përdorimin pa brenga të “BigGreenEgg” dhe shijet e ushqimeve të mrekullueshme, nga të cilat ju shkon goja lëng, që mund t’i përgatisni në të!

  • Vendoseni dhe përdoreni “EGG” në një vend që është i sigurt dhe ku sipërfaqja e tokës është e rrafshët.

    Sigurohuni që “EGG” të jetë stabile dhe asnjëherë mos e vendosni në sipërfaqe të pjerrët  ose jo të rrafshët. Mundësisht, vendosni “EGG” në një “kallëp të EGG” (EGG Nest) ose “bartëse të EGG” (EGG Carrier). Nëse e keni vendosur “EGG” në/mbi një tavolinë me rrota, sigurohuni që t’i bllokoni rrotat sapo “EGG” të jetë në vendin e vet në mënyrë që të mos lëviz.

  • Mos e vendosni “EGG” në sipërfaqe druri ose sipërfaqe tjera të djegshme, ose në afërsi të objekteve të djegshme.

    Kur “BigGreenEgg” është në përdorim, fundi i bazës prej qeramikës rrezaton një sasi të madhe të nxehtësisë. Shmangni rrezikun e zjarrit dhe asnjëherëmos e përdorni “EGG” në ose në afërsi të drurit ose objekteve tjera të djegshme, ose nën drunjë të ulët ose degë të varura.

    “EGG” është e destinuar që të përdoret në një “kallëp metali të EGG” ose në një tavolinë të veçantë integrale në mënyrë që të ekzistojë një hapësirë e zbrazët nën “EGG”. Asnjëherë mos e vendosni “EGG” afër një hapësire magazinimi që mund të përmbajë substanca të djegshme.

  • Lëvizni “EGG” duke e tërhequr atë, e jo duke e shtyrë.

    Nëse dëshironi ta lëvizni “EGG”, ju rekomandojmë që t’i vendosni të dyja duart në “kallëpin/folenë e EGG”/“bartësin e EGG” ose në “mbajtësin e kallëpit/folesë” (NestHandler) dhe ta tërhiqni “EGG” prapa jush. Mos e shtyni atë para jush! “Kallëpi i EGG” ose “mbajtësi i kallëpit” nuk janë paraparë të tërhiqen në ndonjë sipërfaqe jo të rrafshët të tokës, siç janë guralecët, toka e butë ose bari. Lëvizeni “EGG” nëpër një sipërfaqe stabile dhe kërkoni nga dikush që t’ju ndihmojë, nëse është e nevojshme.

“BigGreenEgg” ka bërë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe ta trajtojnë “EGG” dhe pajisjet shtesë me kujdesin më të madh.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi