Montimi i“Small”
Keni nevojë për ndihmë në montimin e Big Green Egg-ut tuaj Small? Do të ishim të lumtur të ndihmonim! Shikoni videon tonë të dobishme të montimit, në të cilën shpjegojmë hap pas hapi se si të montoni Big Green Egg-un tuaj në mënyrë të saktë dhe të sigurt. Sigurohuni të lexoni këshillat tona të sigurisë! Le të fillojmë!
Para se të filloni: hapeni paketimin dhe kontrolloni nëse në të është udhëzuesi dhe të gjitha pjesët e “Big Green Egg Small”.
Urime! “Small” e juaj është gati për përdorim! Për më shumë informata, mund të lexoni në faqen Përdorimi i “EGG” ose.
A E KENI REGJISTRUAR TASHMË EGG TUAJ?
Sapo të keni blerë përfundimisht EGG tuaj, ju siguroheni për shërbimet tona gjithëpërfshirëse dhe garancinë. A nuk është kjo një ide paqtuese? Është edhe e lehtë të realizohet. Pasi të përfundoni me regjistrimin, do të pranoni një konfirmim nga ne me anë të e-mailit. Sigurohuni që të rishikoni çdo gjë edhe një herë të dytë, korrigjoni çdo gabim dhe në mënyrë të kujdesshme ruani e-mailin, ashtu siç keni bërë me dëshminë/faturën tuaj të blerjes.
Këshilla të sigurisë
“Big Green Egg” është shumë e sigurt për t’u përdorur, me kusht që EGG përdoret për qëllimin e synuar dhe ndiqen udhëzimet e caktuara. Gjatë montimit të “EGG” tuaj, merrni parasysh këshillat e mëposhtme të sigurisë në mënyrë që të shijoni përdorimin pa brenga të “BigGreenEgg”dhe shijet e ushqimeve të mrekullueshme, nga të cilat ju shkon goja lëng, që mund t’i përgatisni në të!
-
Vendoseni dhe përdoreni “EGG” në një vend që është i sigurt dhe ku sipërfaqja e tokës është e rrafshët.
Sigurohuni që “EGG”të jetëstabiledhe asnjëherë mos e vendosni në sipërfaqe të pjerrët ose jo të rrafshët. Mundësisht, vendosni “EGG” në një “kallëp/fole të EGG” (EGG Nest) ose “bartëse të EGG” (EGG Carrier). Nëse e keni vendosur “EGG” në/mbi një tavolinë me rrota, sigurohuni që t’i bllokoni rrotat sapo “EGG” të jetë në vendin e vet në mënyrë që të mos lëviz.
-
Mos e vendosni “EGG” në sipërfaqe druri ose sipërfaqe tjera të djegshme, ose në afërsi të objekteve të djegshme.
Kur “Big Green Egg” është në përdorim, fundi i bazës prej qeramikës rrezaton një sasi të madhe tënxehtësisë. Shmangni rrezikun e zjarrit dhe asnjëherëmos e përdorni “EGG” në ose në afërsi të drurit ose objekteve tjera të djegshme, ose nën drunjë të ulët ose degë të varura.
“EGG” është e destinuar që të përdoret në një “fole metali të EGG”ose në një tavolinë të veçantë integrale në mënyrë që të ekzistojë një hapësirë e zbrazët nën “EGG”. Asnjëherë mos e vendosni “EGG” afër një hapësire magazinimi që mund të përmbajë substanca të djegshme.
-
Lëvizni “EGG” duke e tërhequr atë, e jo duke e shtyrë.
Nëse dëshironi ta lëvizni“EGG”, ju rekomandojmë që t’i vendosni të dyja duart në “folenë e EGG”/“bartësin e EGG” ose në “mbajtësin e folesë” (NestHandler) dhe ta tërhiqni “EGG” prapa jush. Mos e shtyni atë para jush! “Foleja e EGG” ose “mbajtësi i folesë” nuk janë paraparë të tërhiqen në ndonjë sipërfaqe jo të rrafshët të tokës, siç janë guralecët, toka e butë ose bari. Lëvizeni “EGG” nëpër një sipërfaqe stabile dhe kërkoni nga dikush që t’ju ndihmojë, nëse është e nevojshme.
“BigGreenEgg” ka bërë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe ta trajtojnë “EGG” dhe pajisjet shtesë me kujdesin më të madh.

Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!