Modular egg workspace

Pasi që as Roma nuk është ndërtuar brenda një dite,  edhe ju duhet t’i lejoni vetes ca kohë që ta personalizoni 100% kuzhinën tuaj në ambient të hapur. A posedoni Big Green Egg Large apo XLarge me një MiniMax së bashku me të? Filloni me strukturën dhe ngadalë zgjerojeni atë me Kornizat Zgjeruese, Shtesat e “Folesë” dhe Shtesa tjera. Hej e dashur, le ta zmadhojmë!

Hapësira e re modulare e punës eEGG është një lloj Lego për të rriturit. Është projektuar në mënyrë të atillë që të gjitha komponentët të mund të kombinohen dhe të mund të vazhdoni zgjerimin.

Korniza e EGG

Filloni me bazën: korniza e EGG. Kjo përfshin një nivel të grilës prej çelikut të pandryshkshëm, grepat për varjen e veglave tuaja dhe 4 këmbë të  rregullueshme. Këmbët e tavolinës dhe korniza janë të punuara nga alumini dhe çeliku i mveshur. Ju gjithashtu mund të ia vendosni rrotat 10 centimetërshe nën këmbë. Rindërtimi shkakton stres, por zgjerimi ofron kënaqësi. Meqë ra fjala, dimensionet e kornizës së EGG janë 76cm (gjerësia) x77cm (gjatësia). Korniza modulare “fole” e EGG është në dispozicion për modelet Large dhe XLarge.

  • Përfshin një kornizë të EGG, rrjetin nga çeliku i pandryshkshëm të vendosur dhe grepat për varjen e veglave
  • Janë të përfshira 4 niveluese, gjithashtu seti i rrotave mund të vendoset në këmbët e skarës
  • Korniza e ulët e raftit dhe shtyllat kryqëzuese janë ndërtuar nga çeliku për forcë shtesë
  • Korniza e lartë dhe këmbët janë ndërtuar nga alumini, dhe në qoftë se mveshja gërvishtet, korniza nuk ndryshket
Modular EGG Workspace

Korniza Zgjeruese

Nëse gatuani në EGG rregullisht dhe ju mungon hapësira e mjaftueshme e  punës, zgjeroni hapësirën tuaj të gatimit dhe të punës duke përdorur Kornizat Zgjeruese, të cilat natyrisht ju mund t’i zbukuroni me gjithfarëlloj  shtresa (shtesa) të bukura dhe funksionale të ndërmjetme . Përveç kornizës, Korniza Zgjeruese gjithashtu përmban një Set të Lidhëseve dhe 4 niveluese. Vendosni ju vetë se çfarë shtresash të bukura dhe funksionale të ndërmjetme doni të shtoni. Ju gjithashtu mund të vendosni rrota prej 10 cm nën këmbët.

  • Përfshin një Kornizë Zgjeruese dhe Set të Lidhëseve
  • Janë të përfshira 4 niveluese, gjithashtu seti i rrotave mund të vendoset në këmbët e skarës
  • Korniza e ulët e raftit dhe shtyllat kryqëzuese janë ndërtuar nga çeliku për forcë shtesë
  • Korniza lartë dhe këmbët janë ndërtuar nga alumini, në qoftë se mbështjellja nga pluhurit gërvishtet korniza nuk ndryshket
Inserts

Shtesat e Kornizës Zgjeruese

Të gjitha shtesat kanë të njëjtat dimensione, duke ju lejuar të organizoni hapësirën tuaj të punës për t’ia përshtatur atë në mënyrë të përkryer kërkesave dhe stilit tuaj. Një grilë prej çeliku të pandryshkshëm poshtë dhe një nivel Akacia lart? Kjo varet nga ju. Ju mund të zgjidhni ndërmjet  shtessës së grilës prej çeliku të pandryshkshëm, një niveli prej çeliku të pandryshkshëm ose një shtese akacia. Numër i tepërt i zgjedhjeve? Gjithmonë mund t’i ndërroni ato pas një kohe.

Shtesa e grilës nga çeliku i pandryshkshëm
Ndërtuar nga çeliku i pandryshkshëm 304.

Mund të vendoset së prapthi për mbajtjen e artikujve më të vegjël ose në pozitë të drejtë, gjë që është më e lehtë për të larguar gurin e pjekjes dhe konvEGGtorin.

—————-

Shtesa nga çeliku i pandryshkshëm
Ndërtuar nga çeliku i pandryshkshëm 304.
Rondelat nga silikoni zbusin kontaktin e metalit midis shtesës dhe kornizës.

—————-

Shtesa e drurit të Akacies
Ndërtuar nga druri i fortë i akacies. I projektuar për përdorim në natyrë duke përdorur listelat dhe vidhat e galvanizuara.


Montimi i tavolinës nga druri i akacies
E punuar nga druri i fortë i akacia. Sipërfaqja është gërryer me brushë metalike dhe e lyer me një shtresë llaku natyror. Është e projektuar për përdorim në natyrë, duke përdorur grila dhe vidha të galvanizuara.

Kodi i artikullit 120267
Modular EGG Workspace

Shtesat: Seti i Lidhëseve, Seti i rrotave dhe grepat për mbajtjen e veglave

Ashtu siç një zog ndërton folenë e tij me materialet që gjen, edhe ju mund ta zgjeroni Hapësirën tuaj modulare të punës të EGG, duke përdorur, për shembull, Setin e Lidhëseve, të cilin mund ta përdorni për ta bashkëngjitur Kornizën tuaj të EGG në Kornizat tuaja Zgjeruese. Seti i rrotave përmban dy rrota (1 bllokuese) që ju mund të përdorni për të ngritur skarën tuaj EGG për 10 cm, si dhe për ta bërë atë më të lëvizshme. Dhe Grepat për mbajtjen e veglave janë një raft nga çeliku i pandryshkshëm me tre grepa  që i vendosni në Kornizën tuaj të EGG, që do të thotë që ju keni të gjitha veglat tuaja aty pranë vetes. Mos të harrojmë t’i përmendim edhe vidhat prej druri që përputhen sidomos për tavolinat nga druri i Akacies.

 

Seti i rrotave
Funksionon me hapësirën modulare të punës të EGG, tavolinat nga druri i Akacies, “Folenë” e integruar + Manovruesin. Nëse kombinohen një Kornizë e skarës EGG dhe një Kornizë Zgjeruese, nevojiten 6 rrota. 4 duhet të vendosen nën kornizën e skarës EGG për të mbajtur peshën e EGG.

—————-

Grepat për varjen e veglave
Mund të vendosen në cilëndo anë të kornizës së EGG. Seti shtesë i Grepave për mbajtjen e veglave përfshin vidhat nga druri për përdorim të mundshëm në tavolinat nga druri i akacies.

—————-

Kornizat modulare të setit të lidhëseve
Mund të përdoret për të bashkëngjitur kornizën tuaj të EGG në Kornizën tuaj Zgjeruese.

Aksesorët e përdorur

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes