Ja një gjëegjëzë për ju. Çfarë përfitoni nëse kombinoni shportën e konvEGGtorit të 2XL  me dy gjysma gurit  për pjekje të 2XL? KonvEGGtorin e gjithanshëm të 2XL! Duke përdorur shportën e telit, është e lehtë të vendosni konvEGGtorin – që ngërthen 2 gjysmë gurët e qeramikës – në EGG tuaj ose për të hequr atë. Dhe ato mund të përdoren veç e veç ose së bashku për gatim të drejtpërdrejtë / tërthortë. E kuptuat?

Dizajni ergonomik i Big Green Egg është i menduar mirë. Dizajni i përmirësuar i konvEGGtorit të 2XL e bën atë edhe më të lehtë dhe më të larmishëm për gatim të tërthortë.

Nëse përdorni të dy gurët, skajet e tyre të lakuar formojnë një tërësi të vetme hermetike, e cila parandalon që të keni kontakt të drejtpërdrejtë me nxehtësinë. Nëse e lëvizni gjysmën e konvEGGtorit me shportën e çelikut të pandryshkshëm në një pikë tjetër, hapja do të sigurojë që ajri do të mund të vazhdojë të rrjedhë poshtë. Në këtë rast, mund të themi se ky është një konfigurim më shumë se i gjithanshëm.

Aksesorët e përdorur

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes