Ndërkohë që madhësia e tij mund të mos jetë ndonjë gjë kushedi se çfarë, Big Green Egg MiniMax e kompenson këtë më tepër se ç’duhet me performancën e tij. MiniMax është anëtari më i fundit i familjes Big Green Egg dhe modeli më kompakt që ne kemi. Edhe pse është vetëm 7 centimetra më i gjatë se Big Big Green Egg Mini, ka një hapësirë gatimi shumë më të madhe, e cila është e krahasueshme me atë të Big Green Egg Small. Kjo ju jep hapësirë më se të mjaftueshme për të gatuar për 4 deri në 6 persona. Për më tepër, nëse doni ju mund të përgatitni ushqime po aty mbi tryezë; me vetëm 50 cm gjatësi, modeli MiniMax është një model ideal EGG i tryezës.

Kjo pajisje gatimi/furnelë qeramike është gjëja e përsosur për përgatitjen e ushqimeve më madhështore. Nëse jeni duke planifikuar të merrni ndonjë rrugë, ju nuk keni nevojë të jeni një peshëngritës profesionist për ta marrë MiniMax-in me vete, pasi ajo peshon vetëm 35 kilogramë. Për më tepër, Bartësi i EGG-ut, i cili është i përfshirë si pajisje standarde, e bën marrjen me vete të MiniMax-it një gjë shumë të lehtë! Big Green Egg MiniMax shpesh mund të haset edhe në restorante.

Specifikacionet

Big Green Egg MINIMAX™

Anëtari më kompakt i familjes

Diametri i grilës
33 cm
Sipërfaqja për gatim
855 cm²
Pesha
35 kg
Lartësia
50 cm
MiniMax

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes