Brinjë derri (të pjesës së barkut- spare ribs)
Receta

Shija e brinjëve përcaktohet në masë të madhe nga marinada. Kjo marinadë e ëmbël soje është e shijshme për brinjë derri. Uthulli i shtuar i mushtit të mollës e bën mishin edhe më të butë. Ju lutem vini re se përveç kohës së parapërgatitjes, është e nevojshme një kohë shtesë prej 8-24 orë për të marinuar mishin.
Përbërësit
Për brinjët
- 2 copa brinjë derri
- 4 lugë të pluhurit me pesë erëza
- 2 qepë të njoma
- 1 lugë fara susami
Për marinadën
- 2 thelpinj hudhre
- 2 cm xhenxhefil të freskët
- ½ spec të kuq chilli
- 1 shkop kanelle
- 10 kokrra piper të zi
- 1 yll anise
- 3 karafila
- 5 gjethe limoni të athët (gjethe limoni të athët kaffir)
- 1 lugë xhenxhefil të bluar
- 100 ml vaj kikiriki
- 150 ml salcë soje
- 150 ml salcë soje të ëmbël indoneziane
- 75 ml uthull mushti molle
Për glazurë
- 150 ml salcë soje
- 150 ml salcë soje e ëmbël indoneziane
- 50 ml uthull mushti
- 50 ml vaj kikiriki
- 2 lugë të plotë shurup molle
PARAPËRGATITJA
- Hiqni membranën nga ana konkave e brinjëve duke rrëshqitur një thikë të hollë midis membranës dhe brinjëve. Lironi membranën dhe tërhiqeni atë me dorë. Bëni të njëjtën gjë me brinjën e dytë. Spërkatni brinjët në të dyja anët me pluhurin me pesë erëza dhe shtypni erëzat në mish.
- Qëroni hudhrën dhe shtypni thelpinjtë me grusht për marinadën. Preni xhenxhefilin në thela dhe specin chilli në rrathë. Thyeni shkopin e kanellës në gjysmë dhe shtypni pak kokrrat e piperit të zi. Përzijini së bashku të gjithë përbërësit për marinadën.
- Vendosni brinjët në një enë dhe derdhni marinadën. Mbuloni enën dhe lërini brinjët të marinohen në frigorifer për 8-24 orë. Rrotulloni brinjët herë pas here, duke hedhur me lugë marinadën mbi mishin secilën herë. Ju gjithashtu mund të marinoni brinjët në një qese të vulosur.
PËRGATITJA
- Ndizni qymyrin në Big Green Egg dhe ngroheni në 125 ° C. Zhytini në ujë një grusht ashkla tymosëse të mollës.
- Shpërndajini ashklat e qullura tymosëse mbi qymyrin e ndezur. Vendoseni konvEGGtor-in në EGG dhe vendoseni mbi të tavën drejtkëndëshe për pikimet. Vendosni grilën në EGG dhe vendosni grilën e brinjëve dhe pjekjes mbi të. Vendosni brinjët në grilë dhe mbyllni kapakun e EGG. Rregulloni temperaturën përsëri në 125 ° C dhe lërini brinjët të gatuhen për 2,5 orë.
- Ngroheni EGG deri sa të arrijë 140 ° C dhe lërini brinjët të piqen më tej në këtë temperaturë të lartë për rreth 20 minuta. Ndërkohë, bëni përzierjen e përbërësve për glazurë në Tenxheren për salcë nga giza dhe vendoseni atë në skaj të grilës. Përzieni herë pas here ashtu që përbërësit të jenë tërësisht të përzier.
- Lyeni glazurën në anën e mishit të brinjëve dhe lërini të piqen edhe për 10 minuta. Lyeni glazurën edhe një herë dhe lërini të piqen edhe 10 minuta tjerë. Ndërkohë, preni qepën e njomë në rrathë.
- Largoni brinjët nga EGG dhe lyejini për here të fundit. Spërkatni brinjët me qepët e njoma dhe farat e susamit. Brinjët mund të duken mjaft të errët për shkak të marinadës, por kjo nuk do të ndikojë në shijen në asnjë mënyrë. Ju bëftë mirë!

inspiration today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!