Tenxhere salce nga giza me furqën për lyerje (ildisje)

Ju mund të ngrohni salcat dhe marinadat ose të shkrini gjalpin shpejt dhe lehtë në tenxheren për salcë nga giza, në grilën e Big Green Egg tuaj. Furça për lyerje nga silikoni përshtatet në mënyrë të përkryer në dorezë për të parandaluar që në tavolinën tuaj të krijohet rrëmujë. A mendoni ta përdorni tenxheren për salcë nga giza në skarën EGG? Mos harroni ta largoni furçën.
Gjalpi i shkrirë mbi një koçan misri, marinadë me mjaltë për mish pule, apo salcë me musht dhe mollë për të shoqëruar mishin e derrit: tenxherja për salcë nga giza me furçën për lyerje është e krijuar pikërisht për këto gjëra. Pasi që ruan mjaft mirë nxehtësinë, tenxherja për salcë do të mbetet e ngrohtë për një kohë të gjatë në tryezë. Furça për lyerje është bërë nga silikoni për të siguruar një jetëgjatësi më të madhe.
Kodi i artikullit | 117663 |
Aksesorët e përdorur
TREGTARËT E BIG GREEN EGG
Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.