• Pjata

    Garnitura

  • Kategoria

    Vegjetarian

  • Teknika e gatimit

    Gatim indirekt

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    20 minutat

  • Përgatitja

    65 minutat

  • Totali

    85 minutat

  • Shuma

    4 persona

Kjo video ju tregon se si të përgatisni një patate të thjeshtë por të shijshme të ëmbël të pjekur në Bigg Green Egg. Është kaq e lehtë sa nuk keni nevojë as ta mbështillni me foli.

Është një lloj i patates së mbushur të pjekur, sepse e bëni pulpën e patates edhe më të shijshme me disa përbërës të shtuar. Është ushqim ideal shoqërues i një shujte të mrekullueshme, apo edhe si një shujtë vegjetariane e shpejtë dhe e lehtë.

PËRBËRËSIT

Patate të ëmbla

  • 4 patate të ëmbla të madhësisë mesatare
  • 1 degë me gjethe trumzë
  • 3 lugë gjelle mjaltë ose shurup panje
  • 4 lugë gjelle crèmefraîche
  • krip të trashë deti
  • piper të zi

PËRGATITJA

  1. Ndizni qymyr drurin në Big Green Egg dhe lëreni kapakun e saj të hapur për 14-15 minuta. Në ndërkohë pastroni patatet e ëmbla.
  2. Vendosni konvEGGtorin dhe grilën në EGG dhe mbyllni kapakun. Lëreni të ngrohet në temperaturë 190°C.
  3. Vendosni patatet e ëmbla në grilë, mbyllni kapakun e EGG dhe lërini të piqen për afërsisht 60 minuta. Patatet janë të pjekura atëherë kur të jenë zbutur. Në ndërkohë, këputni gjethet nga dega e trumzës dhe copëtoni imët.
  4. Largoni patatet e ëmbla nga skara EGG dhe hapni ato në pjesën e sipërme. Nxirrni tulin e patates nga lëvorja me lugë dhe shtypeni atë duke e bërë pure me një pirun. Përzieni atë me trumzë dhe mjaltë dhe shtoni kripë të trashë deti dhe piper të zi sipas dëshirës. Kthejeni purenë e krijuar përsëri në lëkurat e patateve dhe vendosni nga një lugë gjelle me krem crèmefraîche mbi secilën prej tyre.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi