Pica Margarita
Receta
Pica klasike napolitane Margarita është një nga picat bazë që pëlqehet nga të gjithë. Kjo picë vegjetariane me salcë domatesh, djathë mocarella dhe borzilok është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Mund edhe të eksperimentoni me këtë recetë bazike të picës duke hedhur përbërës tjerë shtesë përmbi.
PËRBËRËSIT
Baza prej brumi
- 250 g miell (mundësisht tip ‘00’) + mielli shtesë për spërkatje
- 25 g majë të freskët, ose 8 g majë të thatë
- 150 ml ujë të vakët
- 1 lugë gjelle vaj ulliri + vaji shtesë për lyerje
- 1 lugë çaji sheqer
Salca e domates
- 1 thelb i vogël hudhre
- 5 gjethe borziloku
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 kanaçe me kubëza domateje (400 g)
Përbërësit që hedhen sipër
- 2 toptha djathë mocarella, 125 g secili
- 10 gjethe të freskëta borziloku
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
PARAPËRGATITJA
- Për përgatitjen e brumit, përziejeni miellin me pak kripë në një enë. Treteni majën në një të tretën e ujit të vakët dhe shtojani këtë miellit. Shtojeni pjesën tjetër të ujit dhe përziejeni vajin e ullirit dhe sheqerin. Ngjisheni brumin tërësisht të paktën 5 minuta. Kjo mund të bëhet më lehtë në mikser ose përpunues ushqimi.
- Vendoseni brumin mbi tavolinë dhe ngjisheni me dorë edhe për një minutë. Lyejeni enën me vaj dhe formësoni brumin në formë topthi dhe vendoseni në enë. Mbulojeni enën me pecetë të pastër dhe të njomë dhe lëreni brumin për 2 orë që të vijë.
- Ndërkohë, qërojeni hudhrën për salcën e domates dhe pastaj copëtojeni imët. Copëtojini gjethet e borzilokut në copëza të imta. Nxeheni vajin e ullirit në tigan. Shtoni përbërësit tjerë të salcës dhe lezetojeni sipas shijes me kripë dhe piper të zi. Pritni derisa të vlojë, pastaj ulni temperaturën dhe lëreni që të zihet ngadalë për 5 minuta. Bëjeni salcën në formë pureje me blender dore dhe vendoseni me lugë në enë.
PËRGATITJA
- Ndizeni qymyr drurin në “Big Green Egg” dhe nxeheni, me convEGGtor-in, grilën dhe gurin për pjekje deri në 275-300°C. Në ndërkohë, ndajeni brumin në 2 pjesë të barabarta dhe formësojeni në formë të 2 topthave. Spërkateni shtrojën për brumin e picës me miell dhe tëhollojeni topthin e parë të brumit mbi shtrojën për brumin e picës me tëholluese.
- Spërkateni lopatën nga alumini për pica me miell dhe vendoseni bazën e picës në të. Duke përdorur një garuzhdë, lyejeni me gjysmën e salcës së domates mesin e brumit të picës dhe shpërndajeni atë kah skajet duke e përdorur pjesën e rrumbullakët të poshtme të garuzhdës. Lini një hapësirë të vogël mes salcës dhe skajit të jashtëm të brumit të picës. Copëtojeni një topth të djathit mocarella në copëza dhe shpërndajeni përmbi picë.
- Spërkateni gurin për pjekje me miell. Përdoreni lopatën për pica për të vendosur picën mbi gurin për pjekje, mbyllni kapakun e EGG-ut dhe lëreni picën të piqet për rreth 5 minuta deri sa të jetë gati. Në ndërkohë, tëhollojeni edhe topthin e dytë të brumit dhe shtojini përbërësit në të njëjtën mënyrë.
- Largojeni picën nga EGG-u. Hidheni gjysmën e borzilokut përmbi picë dhe spërkateni me gjysmën e vajit të ullirit. Priteni picën në rriska me prerësin kompakt për pica. Piqeni picën e dytë në mënyrë të njëjtë.
Vizitoni Fan Shop tonë!
Admiruesi i vërtetë i pajisjes EGG gjithmonë do të dallohet nga të tjerët për shkak të pasionit të tij për ushqim dhe sepse preferon të kalojë kohën e tij para pajisjes së tij të Big Green Egg. Por prapë se prapë, ajo çfarë e bën të dallohet nga të tjerët mund të jenë bluza e tij dhe çorapet e tij. Ju mund t'i gjeni këto dhe këshilla të tjera origjinale për dhurata në Fan Shop.