Guri për pjekje
Pica, buka e prerë në feta, focaccia ose një pite të shijshme me mollë: mund të hapni një furrë tuajën duke përdorur gurin për pjekjeje. Vendosni gurin në grilën e Big Green Egg tuaj dhe si rezultat do të keni një bukë të shijshme dhe pica me një bazë kërcëlluese.
Guri i sheshtë për pjekje është një nga aksesorët më të preferuar në mesin e adhuruesve të EGG. Vendosni gurin për pica direkt në grilë (në kombinim me konvEGGtorin) kur ndizni EGG tuaj, kështu që të mund të nxehet gradualisht. Pasi që guri i sheshtë për pjekje ruan shumë mirë nxehtësinë, ju lehtë mund t’i mbani picat dhe biskotat të ngrohta për më shumë kohë para se t’i shërbeni (natyrisht, gjasat janë se ato do të hahen në ndërkohë).
Aksesorët e përdorur
TREGTARËT E BIG GREEN EGG
Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.