Fulterja nga giza
Me fulteren nga giza nuk është e rëndësishme sa kohë keni në dispozicionin tuaj. Kjo fultere e rrumbullakët nga giza është e përkryer për “plombimin” e shpejt të mishit për të mos i ikur lëngjet apo për ta lënë të zihet në zjarr të ngadaltë për orë të tëra . Ju mund të përgadisni kundërfiletë, Rendang Indoneziane, musak me djathë apo gjellë në tavë. Ju ka mbetur edhe pak kohë e lirë?. Mund të përgatitni edhe një ëmbëlsirë të këndshme, si një pite me fruta apo clafoutis, në fulteren nga giza.
Materiali i gizës zgjat një jetë të tërë (ose edhe më gjatë). Është gjithashtu jashtëzakonisht rezistent ndaj nxehtësisë dhe ka përçueshmëri të madhe duke lejuar që e tërë sipërfaqja të nxehet në mënyrë të barabartë. Që përshtatet shkëlqyeshëm për fërgim, tiganisje, pjekje për kohë të gjatë, pjekje në zjarr të ngadaltë dhe zierje deri në shterimin e lëngjeve. Fulterja nga giza, me 2 dorezat e saj praktike, ka nje diameter prej 36 cm. Vajoseni/Grasojeni atë me vaj bimor pas larjes dhe fulterja nga giza do të jetë sikur e re.
Modelet | Kodi i artikullit |
2XL, XLarge, Large | 127846 |
Aksesorët e përdorur
TREGTARËT E BIG GREEN EGG
Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.