Pllaka për pjekje nga giza
A ju ndodh ndonjëherë të ju ikin përbërësit nëpër hapsirat në grilë gjatë gatimit në skarën tuaj Big Green Egg? Atëherë ju paraqesim pllakën tonë për pjekje nga giza.Ju mund të gatuani përbërës të vogël dhe delikat në pjesën e hullizuar të pllakës nga giza, poashtu dhe petullat ose vezët në anën e sheshtë.
A doni të “plomboni” mishin shpejtë për të ruajtur lëngjet e shijshme? Atëherë pllaka për pjekje nga giza është vegla e përsosur për kuzhinën në ambient të hapur. Është gjithashtu ideale për tiganosjen e kocës së detit nga ana e lëkurës, ose për të pjekur troftën e mbuluar me erëza. Ose për fërgimin e perimeve në yndyr në mënyrë të shpejtë apo për të fërguar proshutë. Fërgimi në pllakë nuk është vetëm i shpejtë, por është gjithashtu i lehtë dhe aq i shijshëm sa mund të shkaktojë varësi. Pllaka për pjekje nga giza ka një diametër prej 35 cm.
Modelet | Kodi i artikullit |
2XL, XLarge, Large | 117656 |
Aksesorët e përdorur
TREGTARËT E BIG GREEN EGG
Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.