• Paragjella

    Perime

  • Pjata kryesore

    Mish

  • Dezerti

    Ëmbëlsira

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    180 minutat

  • Përgatitja

    55 minutat

  • Totali

    235 minutat

  • Shuma

    4 persons

Spaans eten? Natuurlijk van de Big Green Egg!

Një gazpacho e këndshme dhe e ftohtë është gjithmonë një festë e vërtetë për shqisën e të shijuarit, në një natë vere plot me vapë. Dhe një paella, e cila gatuhet tradicionalisht me mish lepuri dhe pule, menjëherë do t’ju ngjallë disponimin e pushimeve. Natyrisht, ju mund të përgatitni këto ushqime spanjolle në Big Green Egg. Ato janë më të lehta për t’u përgatitur se sa mund të paramendoni. Jepini fund me një tortë të shijshme bajamesh, e cila e gjitha mund të përgatitet paraprakisht, dhe menyja juaj është e plotë.

PARAGJELLA (OREKSNDJELLËSE)
Gazpacho me perime të pjekura në skarë

 

PJATA KRYESORE
Paella tradicionale

 

DESERTI
Tarta de Santiago

PËRBËRËSIT

Gazpacho

  • 500g domate
  • 1 spec dollma i kuq
  • 1 spec dollma i gjelbër
  • 1 spec dollma i verdhë
  • 1 qepë të kuqe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 trangull
  • 1 tufëz borzilok
  • 100ml uthull të verës së kuqe
  • 200ml vaj ulliri

Paella

  • 1 lepur
  • 4 fileto të kofshës së pulës
  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 qepë të kuqe
  • 800 g bizele kokrra të freskëta
  • 1 spec i kuq djegës
  • 2 degëza rozmarinë
  • 4 degëza rigon
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50ml konjak
  • 1 lugë çaji lëvore e grirë në rende e një portokalli të paspërkatur
  • 320g oriz për paella
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • 15 fije shafrani
  • 2 gjethe dafine
  • 1l lëng mishi pule
  • 2 limonë të paspërkatur
  • 1 tufëz majdanoz

Tarta de Santiago Baza

  • 1 ve
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 125g sheqer
  • 200g miell
  • 50g gjalpë të butë

Mbushja

  • 250g bajame
  • 4 ve
  • 250g sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë
  • lëvore e grirë në rende e një portokalli të paspërkatur

PARAPËRGATITJA

Gazpacho

  1. Ndizeni qymyrin në Big Green Egg dhe ngroheni, me grilën prej gize, deri në një temperaturë prej 220°C. Ndërkohë, pritini domatet përgjysmë. Pritini specat dollma për së gjati në katër pjesë dhe hiqini bishtat dhe farat. Qërojini dhe pritini qepët e kuqe përgjysmë.
  2. Vendosni perimet e prera në grilë dhe mbyllni kapakun e EGG. Piqni ato për 1.5 minuta dhe pastaj kthejini në anën tjetër. Kthejini përsëri pas 1.5 minutash. Piqni perimet për rreth 6 minuta në total. Kthejini ato çdo 1.5 minuta dhe mbyllni kapakun e EGG pas çdo veprimi.
  3. Hiqni perimet nga EGG (zvogëloni temperaturën nëse dëshironi të përgatitni tortën) dhe lërini të ftohen pak. Në ndërkohë, qërojeni dhe ndajeni hudhrën përgjysmë. Lajeni trangullin dhe priteni atë në copë të trasha. Këputni gjethet e borzilokut dhe vendosni disa gjethe të vogla mënjanë për të dekoruar gazpacho-n.
  4. Pritini në pjesë të trasha perimet e pjekura dhe përziejini së bashku me hudhrën, trangullin, borzilokun dhe uthullën e verës së kuqe deri sa të zbuten. Kthejeni blenderin në shpejtësi të ulët dhe shtoni vaj ulliri me një rrjedhje të hollë. Hidhni gazpachos kripë dhe piper sipas shijes dhe ruajeni në frigorifer deri sa të jetë gati për ta shërbyer. Edhe borzilokun për dekorim mbajeni në frigorifer.

Paella

  1. Priteni mishin  e lepurit në copa të trasha. Pritini kofshët e pulës në kubëza. Qërojeni dhe priteni në pjesë të imta qepën e kuqe dhe hudhrat. Qëroni bizelet dhe priteni specin e kuq djegës në gjysmë unaza të holla. Këputini halat nga rozmarina dhe gjethet nga rigoni, dhe copëtojini në copëza të imëta. Mbuloni dhe ruani përbërësit ndaras në frigorifer.

Tarta de Santiago

  1. Ngroheni EGG në 150°C, nëse ende nuk e keni bërë këtë. Në ndërkohë, shpërndani bajamet për mbushje mbi grilën me vrima për gatim.
  2. Hidhini ashklat e drurit meskite mbi qymyr dhe vendosni konvEGGtorin në EGG. Vendoseni grilën në EGG, dhe vendoseni grilën me vrima për gatim me bajamet sipër saj. Mbylleni kapakun e EGG dhe tymosni bajamet për rreth 15 minuta.
  3. Në ndërkohë, vendosni të gjithë përbërësit për bazën në enën e një përpunuesi të ushqimit, shtoni një maje luge kripë dhe përziejeni për të formuar një brumë të butë duke përdorur rrahësin e sheshtë.  Rregullojeni anën e poshtme të kallëpit për pjekje (Ø 26 cm) me letër pergamene. Formësojeni ose shtypni brumin në një rreth mjaftueshëm të madh për të mbuluar bazën e kallëpit dhe mbulojeni pjesën e brendshme të kallëpit me të.
  4. Hiqeni grilën me vrima të gatimit me bajamet nga EGG. Lërini ato të ftohen dhe pastaj bluani ato në një përpunues ushqimi me teh për prerje. Vendoseni gurin për pjekje në grilë dhe rregullojeni temperaturën në EGG në 180°C.
  5. Për mbushjen, ndani vezët dhe tundni të bardhët e vezëve me gjysmën e sheqerit në një përpunues të ushqimit me një tel deri sa të trashet. Hiqni te bardhët e vesë nga përpunuesi i ushqimit në një enë tjetër dhe mbani ato ndaras për momentin.
  6. Vendos të kuqtë e vezës, sheqerin e mbetur, kanellën e bluar, lëvoren e grirë të limonit dhe një majë luge kripë në enën e përpunuesit të ushqimit dhe rreheni deri sa të bëhet delikate. Duke përdorur një shpatull, përziejeni pluhurin e bajameve të tymosura dhe gjysmën e të bardhës së vezës bashkë në përzierjen e të kuqtë e vezës. Kur kjo përzierje të jetë konsistente, përziejeni me të pjesën e mbetur të të bardhës së vezës.
  7. Ndani mbushjen mbi bazën e kallëpit për pjekje. Vendoseni kallëpin në gurin për pjekje dhe mbyllni kapakun e EGG. Piqeni tortën për rreth 30 minuta.
  8. Mbuloni kallëpin për pjekje me folie dhe lëreni të piqet edhe për 20 minuta tjerë.
  9. Largojeni Tarta de Santiago nga EGG dhe lëreni të ftohet. Në ndërkohë, përgatiteni EGG për paella duke e ngrohur atë deri në temperaturën e dëshiruar.

PËRGATITJA

Gazpacho

  1. Hidheni gazpachon në pjata atraktive ose në pjata të supës, dhe spërkateni me borzilokun që e keni ruajtur për dekorim. Lezetojeni sipas shijes.

Paella

  1. Hiqni aksesorët nga EEG, përdorni mashën (ngritësin) për ngritjen e grilës prej gize për të vendosur grilën prej gize në EGG, pastaj ngrohni EGG deri në temperaturën 200°C (nëse nuk e keni bërë ende këtë).
  2. Ngrohni vajin e ullirit në tiganin për kavërdisje& paella në grilën e EGG-ut. Shtoni copët e mishit të lepurit, filetat e kofshës së pulës dhe gjysmën e hudhrës, dhe fërgojeni mishin deri sa të marrë ngjyrë kafe në të gjitha anët. Përziejeni herë pas here gjatë fërgimit dhe mbyllni kapakun e EGG pas çdo veprimi.
  3. Hidhni pak konjak. Bëjeni këtë me kujdes, pasi që konjaku mund të marrë flakë. Mbyllni kapakun e EGG dhe lëreni mishin të zihet për 10 minuta.
  4. Hiqeni mishin nga tigani dhe lëreni mënjanë.  Shtoni qepët e kuqe dhe hudhrën e mbetur në tigan dhe fërgojini për rreth 5 minuta derisa qepa të zbutet. Ca vaj ulliri do të mbetet në tigan, por ju mund të shtoni më shumë nëse është e nevojshme.
  5. Hidhni bizelet në përziejen me qepë dhe fërgojini edhe për rreth 5 minuta. Mbyllni kapakun e EGG pas çdo veprimi. Hidhni në përzierje lëvoren e grirë të portokallit dhe fërgoni edhe për 2 minuta.
  6. Hidheni orizin në tigan dhe përziejeni me kujdes për të përzier atë tërësisht me përbërësit e tjerë. Fërgojeni orizin për rreth 3 minuta, pastaj shtoni piperin  ekuq dhe vazhdoni me fërgimin edhe për 2 minuta tjerë. Vazhdimisht mbylleni kapakun e EGG.
  7. Shtoni specin e kuq djegës, barishtet e copëtuara, shafranin dhe gjethet e dafinës, dhe derdhni lëngun në tigan. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Lëreni lëngun të vlojë dhe përziejeni mirë në pjesën e poshtme të tiganit për të parandaluar që përbërësit të ngjiten. Hidhini mishin e lepurit dhe pulës dhe përziejeni me kujdes. Përsëri, përzieni mirë në pjesën e poshtme të tiganit. Mbyllni kapakun e EGG dhe lëreni paella-n të gatuhet për rreth 10 minuta. Në ndërkohë, pritini limonët dhe këputni gjethet e majdanozit dhe copëtojini në copëza të imëta. Përzini përmbajtjen në tigan herë pas here gjatë gatimit. Kontrolloni kah fundi i kohës së përgatitjes nëse duhet të shtohet lëng ose ujë ose nëse orizi është gatuar tashmë.
  8. Hiqeni tiganin nga EGG. Spërkateni me majdanoz, zbukurojeni me rriska limoni dhe vendoseni tiganin në mes të tryezës.

Tarta de Santiago

  1. Spërkatni Tarta de Santiago me krem ëmbëlsire dhe priteni në pjesë trekëndëshe për t’u dukur bukur.

Aksesorët e përdorur

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi