Bukë kulaç me humus dhe perime të pjekura në skarë
Receta
Kjo video ju tregon se si të bëni një sandviç të mahnitshëm vegjetarian me humus shtëpie dhe perime të freskëta të pjekura në skarë. Është një recetë e lehtë, e thjeshtë për t’u bërë dhe plot shije!
PËRBËRËSIT
Bukë kulaç
- 2 kërpudha portobello
- 2 dollma të kuq
- 1 patëllxhan
- 1 kungulleshkë
- 1 lugë gjelle qimnon pluhur
- 4 bukë sipas zgjedhjes suaj, si bageta të vogla me shumë lloje drithërash
- 20 g rukola
Për hummusin
- 1 kavanoz me qiqra të gatuara (350 g)
- 2 thelpinj hudhër
- Lëngu i ½ të limonit
- 6 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
- 3 lugë gjelle tahin (paste susami)
- 2 luge çaji qimnon pluhur
- 1 lugë çaji piper i kuq
- kripë deti
PËRGATITJA
- Ndizni qymyr drurin në Big Green Egg dhe nxeheni, me grilën prej gize, deri sa të arrijë temperaturën prej 220°C.
- Ndërkohë, kullojini qiqrat për humusin. Qërojeni hudhrën dhe copëtoni thelpinjët. Përzieni qiqrat, hudhrën dhe përbërësit tjerë të humusit bashkë me piperin sipas shijes në përpunuesin e ushqimit deri sa masa të bëhet e butë.
- Pritini në pjesë të holla kërpudhat portobello. Hiqini bishtin dhe farat specave dhe pritini ata për së gjati në katër pjesë. Pritni patëllxhanin dhe kungulleshkën në 4 pjesë. Spërkateni specin, patëllxhanin dhe kungulleshkën me qimnon pluhur.
- Vendosni perimet në grilë dhe mbyllni kapakun e EGG. Piqni perimet për ± 3 minuta në secilën anë dhe më pastaj vendosni ato në një pjatë.
- Hidhini perimeve kripë dhe piper sipas shijes. Pritini kulaçet dhe lyeni me një shtresë të hollë të humusit gjysmën e secilit kulaç. Në pjesën e sipërme hidhni kungulleshkën, patëllxhanin, specat dhe kërpudhat portobello të gjitha të pjekura në skarë. Dhe në fund, shpërndani rukolen mbi kulaçet.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!