Çomlek viçi
Receta
Kjo video ju tregon se si të bëni çomlek viçi në shtëpi me verë të kuqe. Një ushqim i shëndetshëm që sigurisht se ka për t’ju kënaqur! I mbushur me erëza, verë të kuqe dhe mish viçi të pjekur ngadalë, që është me shumë shije dhe fshataresk.
PËRBËRËSIT
Çomlek viçi
- 600 g copa mishi për çomlek
- 400 g patate të reja
- 300 g karota dimërore
- 100 g selino
- 5 domate
- 2 qepë të bardha
- ½ spec i kuq djegës
- 4 thelpinj hudhër
- 4 degë rozmarine
- 6 degë trumze
- 1 kavanoz qepë të vogla (320 g)
- 4 lugë gjelle vaj luledielli
- 2 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle piper të kuq
- 750 ml verë të kuqe
- niseshte patateje ose miell misri (opsionale)
- 6 degë majdanozit
PËRGATITJA
- Ndizeni qymyrin në Big Green Egg dhe nxeheni, bashkë me grilën, deri në 180°C. Pritini copat e mishit në kubëza të vogla prej 3×3 cm. Lani patatet e reja dhe lërini të thahen. Qëroni karotat dhe selinon dhe pritini ato në kubëza prej rreth 1.5 cm. Pritini domatet në katër pjesë dhe qëroni dhe pritini qepën. Qëroni dhe copëtoni hudhrën në copëza të vogla. Hiqini bishtin dhe farat specit të kuq djegës dhe preni imët pulpën. Pastaj kullojini qepët e vogla.
- Vendoseni furrën holandeze në grilë, mbyllni kapakun e EGG dhe ngroheni tiganin paraprakisht për rreth 5 minuta. Nxehni vajin e lulediellit në tigan.
- Shtoni mishin, patatet, karotat, selinon, domatet, qepët, specin e kuq djegës dhe hudhrën dhe mbyllni kapakun e EGG. Fërgoni mishin në zjarr të lartë për rreth 10 minuta derisa të bëhet ngjyrë kafe në të gjitha anët, duke e përzier atë rregullisht.
- Përziejeni piperin e kuq, qepët e vogla, rozmarinën, trumzën dhe gjethet e dafinës me mishin, mbyllni kapakun dhe ngrohini për rreth 1 minutë.
- Shtoni verën e kuqe dhe, nëse është e nevojshme, shtoni më shumë ujë për t’u siguruar që të gjithë përbërësit janë të mbuluar mirë. Mbyllni kapakun e EGG dhe rregulloni sërish temperaturën e EGG deri në përafërsisht 100°C. Lëreni çomlekun e viçit që të zihet ngadalë për rreth 3 orë derisa mishi të bëhet i butë.
- Hiqni Furrën Holandeze nga grila. Nëse lëngu është shumë i hollë, trasheni atë duke përdorur një pastë nishesteje të patates ose të misrit. Lezetojeni çomlekun me kripë dhe piper sipas shijes. Hiqni gjethet e majdanozit nga degët dhe pritini ato në copëza të imëta. Spërkatni çomlekun me majdanoz.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!