• Pjata

    Dreka

  • Kategoria

    Klasikët,
    Pasta

  • Teknika e gatimit

    Pjekje

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    150 minutat

  • Përgatitja

    35 minutat

  • Totali

    185 minutat

  • Shuma

    1 pjesët

Kjo video ju tregon një recetë të lehtë për bukë pogaçe, për të pjekur pogaçen tuaj në Big Green Egg. Rezultati do të jetë e rreshkët nga jashtë dhe e butë në mes. E përsosur për të bërë sandviçë, ose për të shijuar atë me vetëm ca vaj ulliri ekstra të virgjër. Kënaquni me këtë bukë shtëpie të thjeshtë dhe të shijshme!

PËRGATITJA

Focaccia

  • 200 g miell të grurit durum
  • 200 g miell gruri
  • 400 g miell i zakonshëm për çdo qëllim
  • 7 g maja të thatë
  • lëng të gjysmës së limonit
  • 440 mlujë
  • 7 g krip
  • 2 lugë qaji vaj ulliri + më shumë për vajosje
  • 1 lugë gjelle krip të trashë deti

PARAPËRGATITJA

  1. Përzieni gjithë miellin, kripen, majanë dhe lëngun e limonit me ujë në një përpunues ushqimi duke përdorur një grep për përzierje të brumit (ose ngjishnibrumin me dorë). Pasi të jetë përzier në tërësi brumi, shtoni vajin e ullirit. Përdorni Termometrin Digjital me Lexim të menjëhershëm për të parë nëse brumi ka temperaturën 25°C. Nëse temperatura është shumë e ulët, vazhdoni ta ngjishni edhe për pak kohë.
  2. Rrafshoni brumin, palosni skajet në drejtim të mesit dhe lyeni me një brushë me vaj ulliri. Rrotullojeni brumin përmbys në atë mënyrë që pjesa e palosur të jetë poshtë dhe lyeni edhe anën tjetër me vaj ulliri. Palosni skajet poshtë për të krijuar një topth të mirë të rrumbullakët të brumit. Vajosnitiganin metalik me vaj ulliri, vendosni topin e brumit në të dhe rrafshoni brumin. Lëreni brumin të fryhet në temperaturë të dhomës për 2 orë. Shtypni brumin poshtë çdo gjysmë orë në mënyrë qe deri sa të vijë/fryhet të jetë shpërndarë në tërë sipërfaqen e tiganit. Nëse brumi thahet gjatë fryrjes, lyejeni përsëri me vaj ulliri.

PËRGATITJA

  1. Ndizni qymyr drurin në skarën BigGreenEggrreth 20 minuta para se të fryhet brumi. Lëreni skarën EGG të ngrohet bashkë me konvEGGtorin, me grilën dhe me gurin e sheshtë për pjekje të vendosur mbi të, në temperaturë 230°C.
  2. Njomni gishtat me vaj ulliri dhe bëni vrima aty-këtu  në sipërfaqen e brumit të focaccia-s. Spërkatni brumin me kripen e trashë të detit. Vendosni tiganin e gizës në Gurin e sheshtë për pjekje, mbyllni kapakun e skarës EGG dhe lëreni focaccia-n të piqet për rreth 35 minuta derisa të merr ngjyrë ari dhe kafe.
  3. Largoni tiganin e gizës nga skara EGG duke përdorur dorëzat EGGmitt. Largoni focaccia-n nga tigani dhe lëreni të ftohet.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi