• Pjata

    Dreka,
    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Klasikët,
    Pasta

  • Teknika e gatimit

    Pjekje

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    140 minutat

  • Përgatitja

    40 minutat

  • Totali

    180 minutat

  • Shuma

    2 pizza's (Ø 25-30 cm) pjesët

Pizza quottro formagg

A është djathi pjesa juaj e preferuar e picës? Nëse po, atëherë do të ju pëlqejë shumë kjo recetë për picë me katër djathëra. Picës i vendosen sipër 4 djathëra: djathi i ndenjur (staxhionuar), djathi Pecorino, gjiza (rikota) dhe djathi Gorgonzola. Pas pjekjes, mund t’i shtoni ca erëza të freskëta dhe, si bonus, pak djathë parmezan, që do të shkrihet për shkak të nxehtësisë së picës.

PËRBËRËSIT

Baza prej brumi

  • 250 g miell (mundësisht tip ‘00’) + mielli shtesë për spërkatje
  • 25 g majë të freskët, ose 8 g majë të thatë
  • 150 ml ujë të vakët
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri + vaji shtesë për lyerje
  • 1 lugë të vogël sheqer

Salca e domates

  • 1 thelb i vogël hudhre
  • 5 gjethe borziloku
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 kanaçe me kubëza domateje (400 g)

Përbërësit që hedhen sipër

  • 100 g djathi i grirë i ndenjur lope
  • 100 g djathi i grirë Pecorino
  • 80 g gjizë (rikota)
  • 40 g djath Gorgonzola
  • 1 degëz rozmarine
  • 10 gjethe rigoni
  • 40 g djathë parmezan
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

PARAPËRGATITJA

  1. Për përgatitjen e brumit, përziejeni miellin me pak kripë në një enë. Treteni majën në një të tretën e ujit të vakët dhe shtojani këtë miellit. Shtojeni pjesën tjetër të ujit dhe përziejeni vajin e ullirit dhe sheqerin. Ngjisheni brumin tërësisht të paktën 5 minuta. Kjo mund të bëhet më lehtë në mikser ose përpunues ushqimi.
  2. Vendoseni brumin mbi tavolinë dhe ngjisheni me dorë edhe për një minutë. Lyejeni enën me vaj dhe formësoni brumin në formë topthi dhe vendoseni në enë. Mbulojeni enën me pecetë të pastër dhe të njomë dhe lëreni brumin për 2 orë që të vijë.
  3. Ndërkohë, qërojeni hudhrën për salcën e domates dhe pastaj copëtojeni imët. Copëtojini gjethet e borzilokut në copëza të imta. Nxeheni vajin e ullirit në tigan. Shtoni përbërësit tjerë të salcës dhe lezetojeni sipas shijes me kripë dhe piper të zi. Pritni derisa të vlojë, pastaj ulni temperaturën dhe lëreni që të zihet ngadalë për 5 minuta. Bëjeni salcën në formë pureje me blender dore dhe vendoseni me lugë në enë.

PËRGATITJA

  1. Ndizeni qymyr drurin në “Big Green Egg” dhe nxeheni, me convEGGtor-in, grilën dhe gurin për pjekje deri në 275-300°C. Në ndërkohë, ndajeni brumin në 2 pjesë të barabarta dhe formësojeni në formë të 2 topthave. Spërkateni shtrojën për brumin e picës  me miell dhe tëhollojeni topthin e parë të brumit mbi shtrojën për brumin e picës me tëholluese.
  2. Spërkateni lopatën nga alumini për pica me miell dhe vendoseni bazën e picës në të. Duke përdorur një garuzhdë, lyejeni me gjysmën e salcës së domates mesin e brumit të picës dhe shpërndajeni atë kah skajet duke e përdorur pjesën e rrumbullakët të poshtme të garuzhdës. Lini një hapësirë të vogël mes salcës dhe skajit të jashtëm të brumit të picës. Përziejeni djathin e ndenjur me djathin Pecorino dhe shpërndajeni gjysmën përgjatë bazës së brumit. Shpërndajeni gjysmën e djathit rikota përmbi bazën e brumit dhe thërrmojeni  djathin Gorgonzola sipër saj.
  3. Spërkateni gurin për pjekje me miell. Përdoreni lopatën për pica për të vendosur picën mbi gurin për pjekje, mbyllni kapakun e EGG-ut dhe lëreni picën të piqet për rreth 5 minuta deri sa të jetë gati. Në ndërkohë, tëhollojeni edhe topthin e dytë të brumit dhe shtojini përbërësit në të njëjtën mënyrë.
  4. Largojeni picën nga EGG-u. Këputni halat nga degëza e rozmarinës. Shperndajeni gjysmën e rozmarinës dhe rigonit sipër picës dhe spërkateni me vaj ulliri. Për fund, thërrmojeni gjysmën e djathit parmezan sipër picës.
  5. Priteni picën në rriska me prerësin kompakt për pica. Piqeni picën e dytë në të njëjtën mënyrë.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi