Një nga përparësitë e shumta të BigGreenEgg është se ju mund ta kontrolloni temperaturën me shumë saktësi, pothuajse deri brenda një shkalle. A dëshironi që EGG juaj të jetë më e ngrohtë ose më e ftohtë, apo doni një temperaturë konstante për sa kohë të jetë e mundur? Nuk ka problem! Me një kontroll të tillë të saktë të temperaturës, mund të përgatisni të gjitha ushqimet tuaja në mënyrë të përsosur. Ky kontroll i saktë i temperaturës është shpjeguar më poshtë.

Shikoni videon

temperatuur regelen

Kontrollimi itemperaturës: veprimi i kombinuar i pjesës së sipërme/mbyllëses së metaltëme funksion të dyfishtë dhe derëzës së ajrosjes (rrymimit të ajrit).

A e keni ndezur BigGreenEgg tuaj dhe a e keni mbyllur kapakun pas rreth 15 minutash? Nëse po, EGG juaj do të ngrohet deri në temperaturën e duhur. Është shumë e lehtë për të rritur ose ulur temperaturën ose për ta mbajtur atë në të njëjtin nivel. Në fakt kjo kërkon pak praktikë, por pas disa raundeve tëgatimit në EGG, shumë shpejt do ta mbizotëroni.

Kontrollimi i temperaturës në EGG ka të bëjë mbi të gjitha me veprimin e kombinuar të derëzës së ajrosjes në bazën e qeramikës dhe pjesës së sipërme/mbyllëses së metaltëme funksion të dyfishtë në kapakun e qeramikës. Me derëzën e ajrosjes, mund të përcaktoni afërisht intervalin e temperaturës në EGG, veçanërisht kufirin e lartë (temperatura maksimale). Pjesa e sipërme e metaltëme funksion të dyfishtë pastaj ju ndihmon të rregulloni temperaturën, me precizitet pothuajse brenda një shkalle.

Reggulator

Rritja, ulja dhe ruajtja e temperaturës

Ju mund të kontrolloni nivelin e oksigjenit në EGG me të dyja, si me derëzën për ajrosje dhe me pjesën e sipërme të metaltëme funksion të dyfishtë. Sa më shumë oksigjen, aq më shumë do të digjet qymyr druri dhe aq më e lartëdo të jetë temperatura në EGG. Dhe anasjelltas, sa më pak oksigjen, aq më e ulët do të jetë temperatura.

A doni ta rritni temperaturën në EGG? Ju mund ta rrisni rrjedhjen e ajrit duke zgjeruar vrimat e ventilimit në pjesën e sipërme/mbyllësen e metaltëme funksion të dyfishtë, duke hapur tutje pjesën e sipërme të metaltëme funksion të dyfishtë dhe/ose duke hapur tutje derëzën e ajrosjes.

A doni ta ulni temperaturën në EGG? Ju mund ta zvogëloni rrjedhjen e ajrit në EGG duke mbyllur pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë ose vrimat e ventilimit dhe/ose duke mbyllur derëzën e ajrosjes.

A doni ta ruani temperaturën në EGG? Mbylleni pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë, por sigurohuni që vrimat e ventilimit në pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë të jenë plotësisht ose pjesërisht të hapura (varësisht nga temperatura). Kjo është mënyra se si mund ta mbani temperaturën në EGG në një nivel konstant.

Temperaturat dhe konfigurimi

A doni që temperatura të jetë midis 60 dhe 150 gradë Celsius? Hapeni pak derëzën e ajrosjes dhe hapni vrimat e ventilimit në pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë.

A doni që temperatura të jetë midis 150 dhe 220 gradë Celsius? Hapeni pak derëzën e ajrosjes dhe hapni vrimat e ventilimit në pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë deri në 3/4.

A doni që temperature të jetë midis 200 dhe 230 gradë Celsius? Hapeni derëzën e ajrosjes deri në 1/4 dhe hapini plotësisht vrimat e ventilimit në pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë.

A doni që temperature të jetë midis 280 dhe 350 gradë Celsius? Hapeni derëzën e ajrosjes deri në fund dhe hapeni në gjysmë pjesën e sipërme të metaltë me funksion të dyfishtë.

Metodat e përgatitjes, temperaturat dhe kohëzgjatja

Ju mund të piqni pica në rreth 6-10 minuta në 250 ° C dhe mund të piqni dalëngadalë bark derri në 100 ° C për rreth 3 orë. Çdo përgatitje, teknikë gatimi ose sasi kërkon një temperaturë dhe kohë të ndryshme. Tabela më poshtë tregon një numër të metodave të njohura të përgatitjes, temperaturave dhe kohëzgjatjes.

Preparation Weight Big Green Egg Temperature Core Temperature Time (approx.)
Grilling
Fruit & vegetables 20-100 g 220°C 2-5 min.
Shellfish 20-100 g 220°C 55°C 13 min.
Fish 150-250 g 220°C 55°C 13 min.
Côte de boeuf 1 kg 230-250°C 52-58°C 16-20 min.
Rib eye 100-250 g 220°C 50-68°C 5-10 min.
Lamb chops 100-250 g 220°C 50-68°C 5 – 10 min.
Chicken 150-250 g 150°C 77°C 16-20 min.
Duck breast 300 g 190-200 ℃ 54 ℃ 6-8 min
Cooking with indirect heat
Pork neck 2-5 kg 120°C 65°C 4 hour
Leg of lamb 2-5 kg 120°C 55°C 3 hour
Rump steak 2-5 kg 120°C 48°C 1,5 hour
Full chicken 1,5 kg 180°C 77°C 75-90 min.
Chicken leg 250 g 180°C 77°C 35-34 min.
Chicken breast 250 g 180°C 77°C 16-20 min.
Smoking
Pork neck 2-5 kg 90°C 65°C 8-9 hour
Rump steak 1-3 kg 90°C 48°C 1,5 hour
Salmon 180 g 90°C 50°C 20-25 min.
Stewing
Meat stew 2-8 kg 150°C 3-4 hour
Vegetable stew 1-5 kg 150°C 20 min.
Cooking on stone
Pizza (crust 2-3mm) 250°C 6-10 min.
Roasting potatoes 150°C 2-3 hour
Roasting root vegetables 150°C 2-3 hour
Hot chocolate cake 200°C 15 min.
Temperatuur regelen

Ndikimi i kapakut në temperaturën

Ju rekomandojmë që të mbani kapakun e EGGtëmbyllur sa më shumë të jetë e mundur kur jeni duke përdorur EGG. Kjo optimizon qarkullimin e ajrit në EGG, siguron gatim të përkryer uniform, si dhe parandalon djegien e cohës së leshtë nërrethin e bazës së qeramikës dhe kapakun e qeramikës.

Përveç kësaj, ajo ndihmon për të mbajtur temperaturën në EGG sa më konstante që të jetë e mundur. Mos u shqetësoni për rënien e ndjeshme të temperaturës në EGG nëse duhet të hapni kapakun herë pas here. Kjo do të lejojë që më shumë oksigjen të arrijë tek qymyr druri, që e bënë atë të digjet më fort, gjë e cila menjëherë do të kompensojë çdo rënie të temperaturës.

Ju lutem vini re se nga një perspektivë sigurie është e rëndësishme të hapni kapakun me kujdes dhe në dy faza, veçanërisht në temperatura shumë të larta. Hapni kapakun rreth 5 cm në mënyrë që ajri i ftohtë të mund të futet në EGG dhe ajri i nxehtë të mund të dalë jashtë. Vetëm atëherë mund të hapni kapakun plotësisht. Kjo do të parandalojë rrezikun nga shpërthimi i ajrit të nxehtë.

Temperatuur regelen

Efekti i pajisjeve shtesë/aksesorëve në temperaturën

Heqja e aksesorëve nga EGG dhe posaçërisht vendosja e aksesorëve në EGG mund të ndikojë temperaturën brenda EGG. Ky efekt është edhe më i madh nëse aksesorët shtohen në një fazë të mëvonshme. Shembujt përfshijnë convEGGtorin ose Gurin e Sheshtë për pjekje. Nëse këto janë të ftohta kur ju i vendosni ato në EGG, temperatura do të bjerë pak.

Nëse është e nevojshme, mund të rregulloni rrjedhjen e ajrit për të rritur temperaturën. Sapo EGG të ketë arritur temperaturën e duhur, aksesorët do të jenë mjaftueshëm të nxehtë për të filluar gatimin.

Ndiqni këto këshilla dhe EGGjuaj do të jetë gati për përbërësit e parë sa hap e mbyll sytë! Lexoni më shumë në faqen Pjekja e drejtpërdrejtë në skarë oseshkarkoni udhëzuesin e përdoruesit të BIgGreenEgg.

Këshilla sigurie

NjëBigGreenEgg është shumë e sigurt për t’u përdorur me kusht që EGG të përdoret për qëllimin e saj të synuar dhe të ndiqen udhëzimet e caktuara. Duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm kur punoni me zjarr ose me nxehtësi. E njëjta vlen edhe kur punoni me njëBigGreenEGG. Ndërsa përdorni EGG tuaj, vini re këshillat e sigurisë më poshtë dhe të jeni të kujdesshëm kur ndizni qymyrin dhe kur punoni me gaca të ndezura dhe me sipërfaqe dhe materiale të nxehta. Në këtë mënyrë ju mund të kënaqeni duke përdorur BigGreenEgg tuaj dhe të shijoni shijet që bëjnë të ju shkojë goja lëng të gjithë atyre ushqimeve të shijshme.

  • Mos e përdorni EGG në ambient të mbyllur

    Mos e ndizni EGG në ambiente të mbyllura ose në një hapësirë me ventilim të pamjaftueshëm. Edhe pse disa profesionistë mund të përdorin EGG në kuzhinat e tyre, kjo është gjithmonë në përputhje me rregulloret e ndërtimit dhe kërkon praninë e ventilimit profesional dhe një sistemi zjarrfikës.

  • Merrni parasysh rregulloret vendore kur jeni duke përdorur EGG në ambient të hapur

    Gatimi në një zjarr të hapur nuk lejohet kudo. Nëse jeni në një vend kampingu apo jeni duke bërë piknik, duhet të veproni në përputhje me rregulloret vendore, të përkohshme ose të tjera. Është e mundur që gatimi në një zjarr të hapur të lejohet, por zbatohen rregulla të veçanta – për shembull, në lidhje me distancën midis pajisjes së gatimit dhe objekteve të caktuara.

  • Mos përdorni lëndë ndezëse ose lëndë të tjera tëndezshme për të ndezur EGG

    Qymyr druri organik premiumi BigGreenEgg ndizet shumë shpejt kur përdoren ndezës natyrorë ose një çakmak elektrik. Mos përdorni briketa, lëndëndezëse ose lëndë tjera të ndezshme. Kjo mund të shkaktojë humbjen e garancisë dhe gjithashtu mund të dëmtojë shijen e produkteve që do të gatuhen.

  • Mbajeni rrjetën e derëzës së ajrosjes të mbyllur

    Duke e mbajtur rrjetën të mbyllur, ju parandaloni ikjen e ndonjëshkëndije nga EGG dhe shmangni rrezikun e rënies jashtëEGGtë qymyrit tëndezuar, sado i vogël që ky rrezik mund të jetë. Ju duhet hapni rrjetën vetëm kur e hiqni hirin e ftohtë.

  • Asnjëherë mos e largoni ose lëvizni enën e zjarrit (mangallin) nëse është e nxehtë ose përmban qymyr të nxehtë

    Materiali nga qeramika i enës së zjarrit ruan nxehtësinë për një kohë të gjatë. Prisni para se të largoni ose të zhvendosni enën e zjarrit dhe/ose qymyrin në enën e zjarrit derisa të jeni i sigurt që edhe qymyri edhe ena e zjarrit janë ftohur plotësisht.

  • Pas ndezjes së EGG, vendosni pjesën e sipërme/rregullatori me funksion të dyfishtë në oxhak

    Pa rregullatori me funksion të dyfishtë, temperatura në EGG do të rritet ndjeshëm pa qenë ju në gjendje ta kontrolloni atë.

  • Asnjëherë mos shikoni brenda në oxhak kur EGG është në përdorim.

    Oxhaku nuk është një dritare për të shikuar brenda. Asnjëherë mos shikoni brenda tij kur EGG është në përdorim ose kur qymyri është duke u djegur, sepse ajri i nxehtë që del nga oxhaku mund të shkaktojë lëndime serioze.

  • Keni kujdes kur e prekni pjesën e jashtme të EGG.

    Megjithëse njëBiggreenEggnuk do të bëhet aq e nxehtë në pjesën e jashtme sa njëbarbekjuçeliku, për shembull, prapë se prapë do të jetë e nxehtë në prekje kur është në përdorim ose para se të jetë ftohur. Gjithmonë mbani fëmijët, kafshët shtëpiake dhe materialet e djegshme larg EGG.

  • Përdorni aksesorët e duhur për të hequr grilat.

    Kur EGG është në përdorim, grilat në EGG (Grila prej çeliku të pandryshkshëm dhe grila prej gize) bëhen të nxehtë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni kapësen e grilës të projektuar posaçërisht ose ngritësin (mashën) e grilës së gizes për të kapur dhe ngritur grilat e nxehta.

  • Kini kujdes gjatë heqjes së aksesorëve të përdorur.

    Gjithmonë ushtroni kujdes jashtëzakonisht të madh kur largoni komponentë të nxehtë dhe aksesorë nga EGG, si p.sh. konvEGGtorinose gurin e sheshtë të pjekjes. Gjithmonë duhet të përdorni doreza rezistente ndaj nxehtësisë, si dorëzaEGGmitt ose dorëza prej silikoni për skarë (SiliconeGrillingMitt), si dhe mjetet e duhura, me qëllim parandalimin e djegieve. Çeliku i pandryshkshëm, giza dhe qeramika mund të bëhen jashtëzakonisht të nxehta. Vendosni pajisjet e përdorura në një sipërfaqe jo të djegshme, ku ato nuk do të preken aksidentalisht e të shkaktojnë djegie.

  • Gjithmonë jini të vetëdijshëm për një rrezik zjarri!

    Asnjëherë mos e lini pa mbikëqyrje një EGGqëështë në punë me kapak të hapur. Kur EGG është duke u përdorur, keni kujdes për ndonjëgjethe tëthatë, dysheme druri dhe materiale të tjera të djegshme në afërsi të drejtpërdrejtë. Ato mund të paraqesin një rrezik zjarri nëse vijnë në kontakt me shkëndija ose me qymyr druri të nxehtë. Gjithashtu kushtojini vëmendje mjedisit tuaj kur përdorni EGG. Zjarri mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit, kafshët, pronën dhe natyrën.

  • Parandalimi i një shpërthimi të ajrit të nxehtë gjatë ose pas përdorimit

    Derisa qymyri në EGG është duke u djegur, së pari duhet të hapni kapakun me kujdes rreth 5 centimetra disa herë para se ta hapni plotësisht. Kjo lejon që ajri të rrjedhë ngadalë në EGG, duke parandaluar që të ndodhë një shpërthim i nxehtësisë. Bëni shumë kujdes kur hapni një EGG të nxehtë me një mbyllëse të metaltë me funksion të dyfishtë dhe derëz të ajrosjes, pasi hyrja e papritur e ajrit mund të shkaktojë flakë të mëdha të rrezikshme. Nëse kjo ndodh, mbylleni menjëherë kapakun për të shuar flakët, pastaj hapni me kujdes kapakun pak centimetra disa herë përpara se ta hapni plotësisht atë. Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të mbani doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe të siguroni mbrojtje adekuate personale.

  • Asnjëherë mos e shuani qymyr-drurin duke përdorur ujë

    Nëse e mbyllni derëzën e ajrosjes pas përdorimit dhe mbuloni oxhakun me kapakun shuarës prej qeramike, qymyr druri do të shuhet për rreth 20 minuta. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk keni nevojë të përdorni ujë ose ndonjë mjet tjetër për shuarje.

BigGreenEggka bërë gjithçka të mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG dhe pajisjet shtesë/aksesorët me kujdes.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi