Pjekja E Drejtpërdrejtë Në Skarë
Direct grilling is one of the most popular cooking techniques for the Big Green Egg. It gives meat, fish, poultry and other ingredients a unique flavour and makes it delightfully crisp on the outside and tender and juicy on the inside. Grilling on the EGG only requires a few accessories and you will become an expert before you know it! Learn more about direct grilling by watching our instruction video and reading our useful (safety) tips.
Grila prej çeliku të pandryshkshëm ose grila prej gize
A po planifikoni të piqni në skarë mish, peshk ose përbërës të tjerë drejtpërdrejtë në BigGreenEgg? Ju mund të bëni pjekje shumë të mirë skare në Grilën prej çeliku të pandryshkshëm , qëështë e përfshirë si një aksesor/pajisje shtesë standarde. Sidoqoftë, për rezultatet më të mira të mundshme me mish të kuq dhe mish shpezësh, ne rekomandojmë përdorimin e Grilës prej gize, që krijon një model/yrnek tërheqës dhe shumë të veçantë të vijave të grilë në formë diamanti.
Ndizeni EGG siç është përshkruar paraprakisht , vendosni grilën e përzgjedhur (Grilën prej çeliku të pandryshkshëm ose Grilën prej gize) në EGG nxeheni deri në temperaturë rreth 220°C . Është gjithashtu e mundshme që grilën ta vendosni në një faze të mëvonshme. Mund ta përdorni Kapësen e grilës ose Ngritësin (mashën) e grilës prej gize për ta vendosur grilën sigurt në EGG.
Parandaloni ngjitjen, shqyerjendhe tymosjen
Sigurohuni që grila në EGG është e nxehtë aq sa duhet para se të vendosni përbërësit. Një grilë e nxehtë parandalon qëpërbërësit të ngjiten dhe/ose shqyhen. Kur vendosni përbërësit në grilë për herë të parë, prisni të paktën një minutë para se t’i lëvizni ose t’i rrotulloni. Nuk është e nevojshme të lëvizni vazhdimisht përbërësit.
Lyejini përbërësit me fare pak vaj ose aspak fare përpara se të bëni pjekje në skarë. Falë përdorimit tësasive të vogla të vajit, pjekja në skarë nuk është vetëm një mënyrë e shijshme për përgatitjen e ushqimit, por është edhe e shëndetshme. Shumë vaj mund të shkaktojë edhe shtëllunga tymi.
Asnjëherë mos e piqni ushqimin tuaj së tepërmi
Sigurohuni që kurrë të mos i piqni në skarëpërbërësit tuaj për një kohë tepër të gjatë. Në faqen Kontrollimi itemperaturës do të gjeni një tabelë të dobishme me përgatitjet, peshat, temperaturat dhe kohën. Për të pjekur një côte de boeuf ose fileto biftek “medium-rare” (me gjak), për shembull, piqeni rreth 6 minuta në secilën anë. Pas rreth 3 minutash, bëjini mishit njërrotullim një e katërta për të krijuar një model/yrnek të bukur pjekje skare (vijat në formë diamanti).
Pasi të keni bërë pak praktikë, do të jetë shumë më e lehtë për ju që të përcaktoni nëse përbërësit tuaj janë pjekur. Nëse ende ju mungon vetëbesimi, mund të matni temperaturën bazë me Termometrin Digjital të xhepit , ose Termometrin me matje të dyfishtë nga larg , ose Termometrin Digjital me lexim të menjëhershëm .
Kur ushqimi juaj është pjekur mirë në skarë, mund ta hiqni atë nga EGG. Lëreni mishin e pjekur në skarë të pushojë në një pjatë të ngrohtë ose tëmbuluar me foliealumini për të paktën 5 minuta para se ta preni atë. Kjo siguron që lëngjet e mishit të shpërndahen në mënyrë uniforme nëpër të gjithë mishin dhe kanë më pak gjasa të ikin kur të pritet mishi.
Gjithmonë mbajeni kapakun e EGG të mbyllur sa më shumë që të jetë e mundur
Kur piqni në skarë, gjithmonë mbajeni kapakun e qeramikës të EGGtë mbyllur sa më shumë që të jetë e mundur. Ngrohja e konvekcionit brenda kubes (d.m.th. nxehtësia e prodhuar nga rrjedha e ajrit dhe e reflektuar nga sipërfaqja e qeramikës) siguron që përbërësit do të piqen në mënyrë uniforme. Ventilatorët e vegjël lejojnë shumë pak lagështi të largohet, duke mbajtur përbërësit tuaj të lëngshëm dhe të shijshëm.
Mos e mbingarkoni grilën me përbërës kur jeni duke bërë pjekje skare, pasi kjo mund të vështirësojë djegien dhe të ndikojë në procesin e pjekjes në skarë. Përdorni jo më shumë se 2/3 deri 3/4 të grilës për pjekje në mënyrë që ajri i nxehtë të qarkullojë rreth përbërësve dhe shpërndarja e temperaturës në EGG mbetet konstante. Kjo është thelbësore për pjekje uniforme.
Natyrisht, do të ju duhet të hapni kapakun herë pas here. Nëse kjo është e pashmangshme, hapeni me kujdes dhe në dy hapa, duke lejuar që ajri të hyjë gradualisht në EGG. Injorimi i këtij udhëzimi mund të rezultojë në një shpërthim nxehtësie dhe ju nuk e dëshironi një gjë të tillë.
Mbaruat me pjekjen në skarë? Kënaquni me ushqimin tuaj dhe pastrojeni EGG, ose provoni një ushqim tjetër!
Kur të keni mbaruar pjekjen në skarë, ju mund të shijoni përbërësit e shijshëm me aromën e tyre unike, të shijshëm dhe kërce/krokantnga jashtë dhe befasishëm të butë nga brenda!
Pasi të keni shijuar ushqimin tuaj të shijshëm, sigurohuni që t’i bëni grilës një pastrim të mirë në mënyrë që të jetë gati për t’u përdorur përsëri herën tjetër. Lexoni më shumë në faqen Pastrimi.
A dëshironi të provoni edhe një teknikë tjetër gatimi?Lexoni më shumë në faqet Gatimi indirekt, Tymosja ose Pjekja .
Këshilla sigurie
Një Big Green Egg është shumë e sigurt për t’u përdorur me kusht që EGG të përdoret për qëllimin e saj të synuar dhe të ndiqen udhëzimet e caktuara. Duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm kur punoni me zjarr ose me nxehtësi. E njëjta vlen edhe kur punoni me një Big Green Egg. Ndërsa përdorni EGG tuaj, vini re këshillat e sigurisë më poshtë dhe të jeni të kujdesshëm kur ndizni qymyrin dhe kur punoni me gaca të ndezura dhe me sipërfaqe dhe materiale të nxehta. Në këtë mënyrë ju mund të kënaqeni duke përdorur BigGreenEgg tuaj dhe të shijoni shijet që bëjnë të ju shkojë goja lëng të gjithë atyre ushqimeve të shijshme.
-
Mos e përdorni EGG në ambient të mbyllur
Mos e ndizni EGG në ambiente të mbyllura ose në një hapësirë me ventilim të pamjaftueshëm. Edhe pse disa profesionistë mund të përdorin EGG në kuzhinat e tyre, kjo është gjithmonë në përputhje me rregulloret e ndërtimit dhe kërkon praninë e ventilimit profesional dhe një sistemi zjarrfikës.
-
Merrni parasysh rregulloret vendore kur jeni duke përdorur EGG në ambient të hapur
Gatimi në një zjarr të hapur nuk lejohet kudo. Nëse jeni në një vend kampingu apo jeni duke bërë piknik, duhet të veproni në përputhje me rregulloret vendore, të përkohshme ose të tjera. Është e mundur që gatimi në një zjarr të hapur të lejohet, por zbatohen rregulla të veçanta – për shembull, në lidhje me distancën midis pajisjes së gatimit dhe objekteve të caktuara.
-
Mos përdorni lëndë ndezëse ose lëndë të tjera të ndezshme për të ndezur EGG
Qymyr druri organik premium i BigGreenEgg ndizet shumë shpejt kur përdoren ndezës natyrorë ose një çakmak elektrik. Mos përdorni briketa, lëndë ndezëse ose lëndë tjera të ndezshme. Kjo mund të shkaktojë humbjen e garancisë dhe gjithashtu mund të dëmtojë shijen e produkteve që do të gatuhen.
-
Mbajeni të mbyllyr rrjetën e derëzës së ajrosjes
Duke e mbajtur rrjetën të mbyllur, ju parandaloni ikjen e ndonjë shkëndije nga EGG dhe shmangni rrezikun e rënies jashtë EGG të qymyrit të ndezuar, sado i vogël që ky rrezik mund të jetë. Ju duhet hapni rrjetën vetëm kur e hiqni hirin e ftohtë.
-
Asnjëherë mos e largoni ose lëvizni enën e zjarrit (mangallin) nëse është e nxehtë ose përmban qymyr të nxehtë
Materiali nga qeramika i enës së zjarrit ruan nxehtësinë për një kohë të gjatë. Prisni para se të largoni ose të zhvendosni enën e zjarrit dhe/ose qymyrin në enën e zjarrit derisa të jeni i sigurt që edhe qymyri edhe ena e zjarrit janë ftohur plotësisht.
-
Pas ndezjes së EGG, vendosni pjesën e sipërme/rregullatori e metaltë me funksion të dyfishtë në oxhak
Pa rregullatori prej gize me funksion të dyfishtë, temperatura në EGG do të rritet ndjeshëm pa qenë ju në gjendje ta kontrolloni atë.
-
Asnjëherë mos shikoni brenda në oxhak kur EGG është në përdorim.
Oxhaku nuk është një dritare për të shikuar brenda. Asnjëherë mos shikoni brenda tij kur EGG është në përdorim ose kur qymyri është duke u djegur, sepse ajri i nxehtë që del nga oxhaku mund të shkaktojë lëndime serioze.
-
Keni kujdes kur e prekni pjesën e jashtme të EGG.
Megjithëse një BiggreenEgg nuk do të bëhet aq e nxehtë në pjesën e jashtme sa një barbekju çeliku, për shembull, prapë se prapë do të jetë e nxehtë në prekje kur është në përdorim ose para se të jetë ftohur. Gjithmonë mbani fëmijët, kafshët shtëpiake dhe materialet e djegshme larg EGG.
-
Përdorni aksesorët e duhur për të hequr grilat.
Kur EGG është në përdorim, grilat në EGG (Grila prej Çeliku të pandryshkshëm dhe Grila prej Gize) bëhen të nxehta. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni kapësen e grilës të projektuar posaçërisht ose ngritësin (mashën) e grilës së gizes për të kapur dhe ngritur grilat e nxehta.
-
Kini kujdes gjatë heqjes së aksesorëve të përdorur.
Gjithmonë ushtroni kujdes jashtëzakonisht të madh kur largoni komponentë të nxehtë dhe aksesorë nga EGG, si p.sh. konvEGGtorin ose gurin e sheshtë të pjekjes. Gjithmonë duhet të përdorni doreza rezistente ndaj nxehtësisë, si EGGmitt ose dorëza prej silikoni për skarë (SiliconeGrillingMitt), si dhe mjetet e duhura, me qëllim parandalimin e djegieve. Çeliku i pandryshkshëm, giza dhe qeramika mund të bëhen jashtëzakonisht të nxehta. Vendosni pajisjet e përdorura në një sipërfaqe jo të djegshme, ku ato nuk do të preken aksidentalisht e të shkaktojnë djegie.
-
Gjithmonë jini të vetëdijshëm për një rrezik zjarri!
Asnjëherë mos e lini pa mbikëqyrje një EGG që është në punë me kapak të hapur. Kur EGG është duke u përdorur, keni kujdes për ndonjë gjethe të thatë, dysheme druri dhe materiale të tjera të djegshme në afërsi të drejtpërdrejtë. Ato mund të paraqesin një rrezik zjarri nëse vijnë në kontakt me shkëndija ose me qymyr druri të nxehtë. Gjithashtu kushtojini vëmendje mjedisit tuaj kur përdorni EGG. Zjarri mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit, kafshët, pronën dhe natyrën.
-
Parandalimi i një shpërthimi të ajrit të nxehtë gjatë ose pas përdorimit
Derisa qymyri në EGG është duke u djegur, së pari duhet të hapni kapakun me kujdes rreth 5 centimetra disa herë para se ta hapni plotësisht. Kjo lejon që ajri të rrjedhë ngadalë në EGG, duke parandaluar që të ndodhë një shpërthim i nxehtësisë. Bëni shumë kujdes kur hapni një EGG të nxehtë me një mbyllëse të metaltë me funksion të dyfishtë dhe derëz të ajrosjes, pasi hyrja e papritur e ajrit mund të shkaktojë flakë të mëdha të rrezikshme. Nëse kjo ndodh, mbylleni menjëherë kapakun për të shuar flakët, pastaj hapni me kujdes kapakun pak centimetra disa herë përpara se ta hapni plotësisht atë. Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të mbani doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe të siguroni mbrojtje adekuate personale.
-
Asnjëherë mos e shuani qymyr-drurin duke përdorur ujë
Nëse e mbyllni derëzën e ajrosjes pas përdorimit dhe mbuloni oxhakun me kapakun shuarës prej qeramike, qymyr druri do të shuhet për rreth 20 minuta. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk keni nevojë të përdorni ujë ose ndonjë mjet tjetër për shuarje.
BigGreenEgg ka bërë gjithçka të mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG dhe pajisjet shtesë/aksesorët me kujdes.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!