Pjekja
Duke përdorur konvEGGtor-in dhe gurin e sheshtë për pjekje, shumë lehtë mund ta ktheni EGG tuaj në një furrë guri në të cilën mund të piqni picat më të shijshme dhe bukën më të shijshme. Kjo lejon një shumëllojshmëri të pafund të ushqimit të jashtëzakonshëm dhe e bën gatimin në ambient të hapur edhe më argëtues. A jeni kureshtarëpër mënyrën se si bëhet pjekja në BigGreenEgg? Ne do të kishim kënaqësinët’ju shpjegojmë gjithçka!
Pjekja e picave në BigGreenEgg
Për të pjekur pica në BigGreenEgg, ndiqni hapat si më poshtë:
Hapi 1: Mbusheni EGG me qymyr druri dhe starterë dhe ndizini starterët .
Hapi 2: Kur starterët të jenë djegur, vendoseni konvEGGtor-in në EGG me këmbët e kthyera përpjetë dhe vendosni Grilën e çelikut të pandryshkshëm sipër tij.
Hapi 3: NxeheniEGGderi në një temperaturë prej përafërsisht 250°C. Për të arritur një temperaturë të tillë të lartë, hapeni derëzën e ajrosjes në bazën e qeramikës deri të paktën 3/4 dhe hapeni plotësisht pjesën e sipërme/mbyllësen e rregullatori funksion të dyfishtë në kapakun e qeramikës. Pasi të keni arritur temperaturën e dëshiruar, mbylleni (pjesërisht) mbyllësen e rregullatori funksion të dyfishtë për të mbajtur temperaturën konstante.
Hapi 4: Rreth 10 minuta para pjekjes së picave, vendosni Gurin e pjekjes në grilën e çelikut të pandryshkshëm në mënyrë që të mund të nxehet paraprakisht. Kjo do të parandalojë djegien e pjesës së poshtme tëpicës dhe ngjitjen e brumit tëpicës në guri, gjatë pjekjes.
Hapi 5: Pasi EGG të arrijë temperaturën e duhur dhe Guri i sheshtë për Pjekje është i nxehtë, spërkatni një shtresë të hollë mielli në gur dhe vendosni picën tuaj në EGG. Ju mund ta bëni lehtë këtë me ndihmën elopatëzës së aluminit për pica. Mielli gjithashtu do të parandalojë që baza mos të ngjitet në guri.
Hapi 6: Mbyllni kapakun e qeramikës, kini kujdes temperaturën dhe prisni derisa pica juaj të jetë gati për t’u ngrënë! Shumica e picave piqen brenda pak minutash, kështu që lehtë mund të piqni një grumbull picash njëra pas tjetrës!
Hapi 7: Sapo pica të jetë e gatshme, hiqeni atë nga guri i sheshtë i pjekjes (mundësisht duke përdorur lopatëzën e aluminit për pica), prejeni në rriska dhe shërbejuani atë mysafirëve tuaj të uritur. Ju bëftë mirë!
Pas pjekjes, lejoni që konvEGGtori dhe guri i sheshtë i pjekjes të ftohen gradualisht në EGG (të mbyllur).
Pjekja e bukës në BigGreenEgg
Pjekja e bukës në BigGreenEgg është shumë e ngjashme me pjekjen e picave, me përjashtim të disa detajeve:
- Picat piqen për disa minuta në një temperaturë të lartë. Buka shpesh pjeket më gjatë në një temperaturë më të ulët. Me fjalë të tjera, mos e nxehni EGGtuaj deri në një temperaturë jashtëzakonisht të lartë dhe mbylleni pjesën e sipërme/mbyllësen e rregullatori me funksion të dyfishtë pak më herët për të arritur një temperaturë të qëndrueshme rreth 200 ° C. Temperatura e saktë varet nga lloji i bukës që piqni dhe receta.
- Kur piqni bukë, para vendosjes së Grilës prej çeliku të pandryshkshëm dhe Gurit të sheshtë të pjekjes, është mirë të vendosni një tas me ujë në konvEGGtorpër t’i ndihmuar bukës të fryhet.
Ështëpothuajse i pafund numri i bukëve dhe picave tëshijshme që mund të piqen në BigGreenEgg. Nëse keni provuar lloje të panumërta të bukës dhe picave dhe jeni të etur për të provuar diçka tjetër, lexoni më shumë në faqet Pjekja e drejtpërdrejtë në skarë , Gatimi indirekt ose Tymosj a.
Këshilla sigurie
Një BigGreenEgg është shumë e sigurt për t’u përdorur me kusht që EGG të përdoret për qëllimin e saj të synuar dhe të ndiqen udhëzimet e caktuara. Duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm kur punoni me zjarr ose me nxehtësi. E njëjta vlen edhe kur punoni me një BigGreen EGG. Ndërsa përdorni EGG tuaj, vini re këshillat e sigurisë më poshtë dhe të jeni të kujdesshëm kur ndizni qymyrin dhe kur punoni me gaca të ndezura dhe me sipërfaqe dhe materiale të nxehta. Në këtë mënyrë ju mund të kënaqeni duke përdorur BigGreenEgg tuaj dhe të shijoni shijet që bëjnë të ju shkojë goja lëng të gjithë atyre ushqimeve të shijshme.
-
Mos e përdorni EGG në ambient të mbyllur
Mos e ndizni EGG në ambiente të mbyllura ose në një hapësirë me ventilim të pamjaftueshëm. Edhe pse disa profesionistë mund të përdorin EGG në kuzhinat e tyre, kjo është gjithmonë në përputhje me rregulloret e ndërtimit dhe kërkon praninë e ventilimit profesional dhe një sistemi zjarrfikës.
-
Merrni parasysh rregulloret vendore kur jeni duke përdorur EGG në ambient të hapur
Gatimi në një zjarr të hapur nuk lejohet kudo. Nëse jeni në një vend kampingu apo jeni duke bërë piknik, duhet të veproni në përputhje me rregulloret vendore, të përkohshme ose të tjera. Është e mundur që gatimi në një zjarr të hapur të lejohet, por zbatohen rregulla të veçanta – për shembull, në lidhje me distancën midis pajisjes së gatimit dhe objekteve të caktuara.
-
Mos përdorni lëndë ndezëse ose lëndë të tjera të ndezshme për të ndezur EGG
Qymyr druri organik premium i BigGreenEgg ndizet shumë shpejt kur përdoren ndezës natyrorë ose një çakmak elektrik. Mos përdorni briketa, lëndë ndezëse ose lëndë tjera të ndezshme. Kjo mund të shkaktojë humbjen e garancisë dhe gjithashtu mund të dëmtojë shijen e produkteve që do të gatuhen.
-
Mbajeni rrjetën e derëzës së ajrosjes të mbyllur
Duke e mbajtur rrjetën të mbyllur, ju parandaloni ikjen e ndonjë shkëndije nga EGG dhe shmangni rrezikun e rënies jashtë EGG të qymyrit të ndezur, sado i vogël që ky rrezik mund të jetë. Ju duhet hapni rrjetën vetëm kur e hiqni hirin e ftohtë.
-
Asnjëherë mos e largoni ose lëvizni enën e zjarrit (mangallin) nëse është e nxehtë ose përmban qymyr të nxehtë
Materiali nga qeramika i enës së zjarrit ruan nxehtësinë për një kohë të gjatë. Prisni para se të largoni ose të zhvendosni enën e zjarrit dhe/ose qymyrin në enën e zjarrit derisa të jeni i sigurt që edhe qymyri edhe ena e zjarrit janë ftohur plotësisht.
-
Pas ndezjes së EGG, vendosni pjesën e sipërme/mbyllësen e rregullatori me funksion të dyfishtë në oxhak.
Pa mbyllësen prej gize me funksion të dyfishtë, temperatura në EGG do të rritet ndjeshëm, pa qenë ju në gjendje ta kontrolloni atë.
-
Asnjëherë mos shikoni brenda në oxhak kur EGG është në përdorim.
Oxhaku nuk është një dritare për të shikuar brenda. Asnjëherë mos shikoni brenda tij kur EGG është në përdorim ose kur qymyri është duke u djegur, sepse ajri i nxehtë që del nga oxhaku mund të shkaktojë lëndime serioze.
-
Keni kujdes kur e prekni pjesën e jashtme të EGG.
Megjithëse një BiggreenEgg nuk do të bëhet aq e nxehtë në pjesën e jashtme sa një barbekju çeliku, për shembull, prapë se prapë do të jetë e nxehtë në prekje kur është në përdorim ose para se të jetë ftohur. Gjithmonë mbani fëmijët, kafshët shtëpiake dhe materialet e djegshme larg EGG.
-
Përdorni aksesorët e duhur për të hequr grilat.
Kur EGG është në përdorim, grilat në EGG (Grila prej Çeliku të pandryshkshëm dhe Grila prej Gize) bëhen të nxehta. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni kapësen e grilës të projektuar posaçërisht ose ngritësin e grilës së gizes për të kapur dhe ngritur grilat e nxehta.
-
Kini kujdes gjatë heqjes së aksesorëve të përdorur.
Gjithmonë ushtroni kujdes jashtëzakonisht të madh kur largoni komponentë të nxehtë dhe aksesorë nga EGG, si p.sh. konvEGGtorin ose gurin e sheshtë të pjekjes. Gjithmonë duhet të përdorni doreza rezistente ndaj nxehtësisë, si EGGmitt ose dorëza prej silikoni për skarë (SiliconeGrillingMitt), si dhe mjetet e duhura, me qëllim parandalimin e djegieve. Çeliku i pandryshkshëm, giza dhe qeramika mund të bëhen jashtëzakonisht të nxehta. Vendosni pajisjet e përdorura në një sipërfaqe jo të djegshme, ku ato nuk do të preken aksidentalisht e të shkaktojnë djegie.
-
Gjithmonë jini të vetëdijshëm për një rrezik zjarri!
Asnjëherë mos e lini pa mbikëqyrje një EGG që është në punë me kapak të hapur. Kur EGG është duke u përdorur, keni kujdes për ndonjë gjethe të thatë, dysheme druri dhe materiale të tjera të djegshme në afërsi të drejtpërdrejtë. Ato mund të paraqesin një rrezik zjarri nëse vijnë në kontakt me shkëndija ose me qymyr druri të nxehtë. Gjithashtu kushtojini vëmendje mjedisit tuaj kur përdorni EGG. Zjarri mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit, kafshët, pronën dhe natyrën.
-
Parandalimi i një shpërthimi të ajrit të nxehtë gjatë ose pas përdorimit
Derisa qymyri në EGG është duke u djegur, së pari duhet të hapni kapakun me kujdes rreth 5 centimetra disa herë para se ta hapni plotësisht. Kjo lejon që ajri të rrjedhë ngadalë në EGG, duke parandaluar që të ndodhë një shpërthim i nxehtësisë. Bëni shumë kujdes kur hapni një EGG të nxehtë me një mbyllëse të rregullatori me funksion të dyfishtë dhe derëz të ajrosjes, pasi hyrja e papritur e ajrit mund të shkaktojë flakë të mëdha të rrezikshme. Nëse kjo ndodh, mbylleni menjëherë kapakun për të shuar flakët, pastaj hapni me kujdes kapakun pak centimetra disa herë përpara se ta hapni plotësisht atë. Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të mbani doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe të siguroni mbrojtje adekuate personale.
-
Asnjëherë mos e shuani qymyr-drurin duke përdorur ujë.
Nëse e mbyllni derëzën e ajrosjes pas përdorimit dhe mbuloni oxhakun me kapakun shuarës prej qeramike, qymyr druri do të shuhet për rreth 20 minuta. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk keni nevojë të përdorni ujë ose ndonjë mjet tjetër për shuarje.
BigGreenEgg ka bërë gjithçka të mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG dhe pajisjet shtesë/aksesorët me kujdes.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!