Pica me tuna dhe alga
Receta
Nëse ju pëlqen të eksperimentoni dhe dëshironi të provoni të gatuani një picë të shijshme moderne në vend se të përdorni ndonjë recetë tradicionale, kjo picë me tuna me të vërtet ia vlen të provohet. Kjo recetë përmban edhe alga deti si dhe tunën më konvencionale. Këtu nuk ka nevojë të përgatitet salca për pica. Në vend të saj, vetëm shpërndani crème fraîche përmbi brumin e picës.
PËRBËRËSIT
Baza prej brumi
- 250 g miell (mundësisht tip ‘00’) + mielli shtesë për spërkatje
- 25 g majë të freskët, ose 8 g majë të thatë
- 150 ml ujë të vakët
- 1 lugë gjelle vaj ulliri + vaji shtesë për lyerje
- 1 lugë e vogël sheqer
Përbërësit që hedhen sipër
- 300 g crème fraîche
- 2 lugë çaji piper i zi i bluar
- 20 domate të vogla
- 250 g file e freskët tune
- 1 lugë gjelle krem wasabi
- 100 g majonez
- 2 fleta algash nori
- 1 lugë gjelle salcë soje
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
- 40 g wakame (sallatë japoneze nga algat)
PARAPËRGATITJA
- Për përgatitjen e brumit, përziejeni miellin me pak kripë në një enë. Treteni majën në një të tretën e ujit të vakët dhe shtojani këtë miellit. Shtojeni pjesën tjetër të ujit dhe përziejeni vajin e ullirit dhe sheqerin. Ngjisheni brumin tërësisht të paktën 5 minuta. Kjo mund të bëhet më lehtë në mikser ose në një përpunues ushqimi.
- Vendoseni brumin mbi tavolinë dhe ngjisheni me dorë edhe për një minutë. Lyejeni enën me vaj dhe formësoni brumin në formë topthi dhe vendoseni në enë. Mbulojeni enën me pecetë të pastër dhe të njomë dhe lëreni brumin për 2 orë që të vijë.
- Në ndërkohë, lezetojeni crème fraîche me piper të bardhë dhe kripë sipas shijes për përbërësit që hidhen sipër. Ndani domatet e vogla përgjysmë dhe priteni fileton e tunës në rriska të holla. Përziejeni kremin wasabi me majonezë. Mbulojini këta përbërës dhe futini në frigorifer deri sa të nevojiten.
PËRGATITJA
- Ndizeni qymyr drurin në “Big Green Egg” dhe nxeheni, me convEGGtor-in, grilën dhe gurin për pjekje deri në 275-300°C. Në ndërkohë, ndajeni brumin në 2 pjesë të barabarta dhe formësojeni në formë të 2 topthave. Spërkateni shtrojën për brumin e picës me miell dhe të hollojeni topthin e parë të brumit mbi shtrojën për brumin e picës me tëholluese.
- Spërkateni lopatën nga alumini për pica me miell dhe vendoseni bazën e picës në të. Shpërndajeni gjysmën e crème fraîche përmbi brumin. Lëreni një hapësirë të vogël mes salcës dhe skajit të jashtëm të brumit të picës. Zhyteni njërën nga fletat me alga në enën me ujë për rreth 10 sekonda. Largojeni fletën, ndajeni në copa dhe të shpërndajeni nëpër krem, së bashku me gjysmën e domateve të vogla të prera përgjysmë.
- Spërkateni gurin për pjekje me miell. Përdoreni lopatën për pica për të vendosur picën mbi gurin për pjekje, mbyllni kapakun e EGG-ut dhe lëreni picën të piqet për rreth 5 minuta deri sa të jetë gati. Në ndërkohë, tëhollojeni edhe topthin e dytë të brumit dhe shtojini përbërësit në të njëjtën mënyrë.
- Hidheni gjysmën e tunës mbi picë dhe mbuloni kapakun e EGG-ut për edhe 10 sekonda. Largojeni picën nga EGG-u dhe spërkateni tunën më gjysmën e salcës së sojës. Spërkateni gjysmën tjetër me pjesën e mbetur të vajit të ullirit dhe shtojini gjysmën e wakames. Dekorojeni majonezë wasabi dhe priteni picën në rriska me prerësin kompakt për pica. Piqeni edhe picën e dytë në të njëjtën mënyrë.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!