• Pjata

    Deserti

  • Kategoria

    Ëmbëlsira,
    Fruta

  • Teknika e gatimit

    Pjekje,
    Pjekje në skarë

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    20 minutat

  • Përgatitja

    25 minutat

  • Totali

    45 minutat

  • Shuma

    8 pjesët

Kjo video ju tregon se si të bëni fondant të shijshëm çokollate në Big Green Egg tuaj. Të gjithëve do t’u pëlqejnë këto fondant çokollate të nxehtë, të njohur edhe si tortë me lava çokollate, me brendësinë e tyre të bukur dhe të butë.

Për ta bërë atë edhe më të veçantë, i shtohen disa copëza ananasi të pjekura në skarë. Ky do të jetë deserti që mysafirët tuaj kurrë nuk do ta harrojnë!

PËRBËRËSIT

Për brumin kryesor

  • 155 g çokolatë të zezë
  • 155 g gjalpë + më shumë për vajosjen e enës
  • 3 vezë
  • 3 të kuqë të vezës
  • 70 g sheqer
  • 80 g miell

Për mbushjen

  • 100 ml krem të rrahur
  • 100 g çokolatë të zezë
  • 1 qitro të pa spërkatur

Për sosin

  • 1 ananas
  • 1 spec i kuç djegës

PËRGATITJA

  1. Ndizni qymyr drurin  në“BigGreenEgg” dhe lëreni të ngrohet, bashkë me KonvEGGtorin, Grila prej gize dhe Gurin për pjekje në formë të gjysmëhënës deri në temperaturën180°C. Vajoseni8 enë metalike rrethore (Ø 10 cm) me gjalpë.
  2. Në ndërkohë, për mbushjen, ngroheni kremin e rrahur në një tigan të vogël në temperaturë të ulët mbi sobë. Copëtoni çokolatën për mbushje në pjesë të vogla dhe grini imët lëvoren e qitros. Do të ju duhet vetëm pjesa e jashtme e lëvores.
  3. Përzini lëvoren e grirë të qitros dhe çokolatën në kremin e ngrohur derisa të jetë shkrirë çokolata. Derdhni masën e krijuar në qesen për mbushje.
  4. Copëtoni çokolatën që duhet të vendoset në brumin kryesor në pjesë të vogla dhe vendoseni në një tigan me gjalpë. Lëreni të shkrihet në temperaturë të ulët dhe përziejeni mirë.
  5. Rrahni vezët, të kuqët e vezëve dhe sheqerin derisa të fryhet masa. Derdhni me kujdes përzierjen me çokolatë të shkrirë e pastaj edhe miellin në vezë, dhe vendosni brumin kryesor në një qese për mbushje.
  6. Enët e lyera me gjalpë mbushni deri në gjysmë me brumin kryesor. Vendosni pak mbushje në mes të secilës enë dhe pastaj mbuloni me pjesën e mbetur të brumit kryesor.
  7. Vendosni enët në Gurin për pjekje në formë të gjysmëhënës dhe mbyllni kapakun e skarës EGG. Piqni tortat për rreth 20 minuta derisa ato të jenë gati. Në ndërkohë, qëroni ananasin dhe preni atë në katërkëndësha për së gjati. Largoni pjesën e fortë dhe preni secilin katërkëndësh në pjesë me trashësi rreth gjysmë centimetri. Largoni bishtin dhe farat nga speci i kuq dhe preni atë përgjysmë për së gjati (do të ju duhet vetëm gjysmë speci). Fërkoni pjesët e ananasit me pjesën e brendshme të specit.
  8. Vendosni pjesët e ananasit në grilë. Mbyllni kapakun e skarës EGG dhe leni të fërgohen për rreth 2 minuta, duke rrotulluar pjesët e ananasit për një çerek rrotullimi pas një minutepër të formuar vija të mira të skarës. Rrotulloni pjesët e ananasit përmbys dhe fërgoni edhe për 2 minuta tjerë.
  9. Shërbeni ananasin e fërguar me tortat sa janë ende të ngrohta me mbushjen e tyre të lëngshme.

Këshillë

Një alternativë tjetër e shijshme është edhe shërbimi i shalqirit të fërguar me tortat me çokolatë. Preni pjesët e shalqirit me trashësi 2 centimetra dhe grini pak lëvore të limonit mbi to para se ti fërgoni.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi