• Pjata

    Deserti

  • Kategoria

    Ëmbëlsira

  • Teknika e gatimit

    Pjekje

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    30 minutat

  • Përgatitja

    45 minutat

  • Totali

    75 minutat

  • Shuma

    10 persona

Kjo video ju tregon se si të përgatitni pite me mollë në shtëpi prej “A” deri në “ZH”. Gjithkush e pëlqen një pite me mollë të bërë me mollë të freskëta, sidomos të gatuar në Big Green Egg!

Përbërësit

Pite me mollë

  • 250g gjalpë i ngrirë + ekstra për të lyer tiganin
  • 400g miell + ekstra për spërkatje
  • 100g sheqer i bardhë i imët
  • 7 molla të ëmbla dhe të tharta
  • lëngu i 1 limoni (opsionale)
  • 10g kanellë pluhur
  • 20g sheqer vanille
  • 140g rrush i thatë (sipas dëshirës i lënë në ujë të vakët për 20 min.)
  • 1 e kuqe e vezës
  • 6-7 lugë gjelle me reçel kajsie

PËRGATITJA

  1. Pritni gjalpin në kubëza dhe vendosini në një enë të thellë ku mund t’i përzieni. Shtoni miellin dhe sheqerin e imët dhe përziejini me dorë deri sa të krijohet një brumë i fortë dhe koheziv. Pastaj futeni brumin në frigorifer.
  2. Hiquni lëvoret mollëve për mbushjen. Hiquni bërthamat mollëve dhe ndani pulpën e mollëve në kubëza. Vendosni pulpat në një enë dhe hidhni lëng limoni mbi to. Spërkatni kubëzat e mollëve me kanellë pluhur, sheqer vanille dhe rrush të thatë, dhe përziejini të gjitha së bashku.
  3. Ndizni qymyr drurin në Big Green Egg dhe nxeheni, me konvEGGtor-in dhe grilën, deri sa të arrijë temperaturën prej 190 °C.
  4. Në ndërkohë, lyeni kallëpin për pjekje (Ø 23cm) me gjalpë. Mbuloni pjesën e poshtme dhe anët e kallëpit për pjekje me dy të tretën e brumit (duke e shtrirë brumin ose duke e shtypur në mënyrë të njëtrajtshme në kallëp). Shpërndajeni mbushjen prej molle dhe shtypeni butësisht atë.
  5. Rrotulloni brumin e mbetur në një pllakë të mbuluar me miell dhe priteni në rreshta prej përafërsisht 1.5cm të gjerë. Vendosini në formë kryqësore mbi mbushjen dhe mbuloni skajet e pites me shirita prej brumi. Rrihni të kuqen e vezës dhe përdoreni për të mbuluar shiritat dhe skajet e pites.
  6. Vendosni kallëpin në grilë, mbyllni kapakun e EGG dhe piqni piten deri sa të marrë ngjyrë të kafe të artë për rreth 45 minuta.
  7. Nxirrni piten me mollë nga EGG dhe hiqni pjesën rrethore të kallëpit. Vendosni me lugë reçelin e kajsisë nëpër hapësirat pa brumë në piten e pjekur dhe pastaj shpërndajeni nëpër të gjithë piten.
  8. Shërbejeni piten të vakët ose të ftohur me krem të rrahur  dhe me ekstra reçel kajsie sipas dëshirës.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi