Midhje aziatike
Receta
Kjo video ju tregon se si të përgatitni midhje pak më ndryshe. Kjo recetë e lehtë e midhjeve përdorë shije aziatike si qumësht kokosi, piper djegës dhe xhenxhefil për të krijuar një ushqim shumë të shijshëm!
PËRBËRËSIT
Midhje
- 2 kg midhje
- 3 qepë
- 6 thelpinj të hudhrës
- 3 cmxhenxhefil të freskët
- 1 spec të kuq djegës
- 4 lugë gjelle vaj luledielli
- 1 lugë gjelle pluhur kërri
- 1 lugë qaji turmerik i bluar
- 1 lugë qaji kardamom i bluar
- 400 mlkrem kokosi
- bukë shtëpie e bardhë për ta servirur si shoqëruese
PËRGATITJA
- Ndizni qymyr drurin në BigGreenEggdhe lëreni të ngrohet, bashkë me grilën dhe me furrën holandeze mbi të, deri të arrijë temperaturën 180°C. Në ndërkohë, shpëlani midhjet me ujë të ftohtë dhe të rrjedhshëm. Largoni ato që janë të hapura ose të thyera.
- Qëroni qepët dhe hudhrën. Qëroni xhenxhefilin dhe largoni bishtin nga speci i djegës. Copëtoni imët këta përbërës.
- Ngrohni vajin e lulediellit në furrën holandeze dhe shtoni përbërësit e prerë dhe erëzat. Mbyllni kapakun e skarës EGG dhe lëreni të zihet për pak minuta derisa qepët të marrin shkëlqim. Përzieni herëpashere teksa zihet masa.
- Shtoni midhjet, përzieni e pastaj shtoni edhe kremin e kokosit. Mbyllni kapakun e skarës EGG dhe leni midhjet të zihen për rreth 5 minuta, duke i përzier rregullisht.
- Kontrolloni midhjet nëse janë hapur dhe shtoni krip dhe piper sipas dëshirës. Shërbeni midhjet me bukë.
Inspiration Today
Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!