• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Mish

  • Teknika e gatimit

    Pjekje

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    60 minutat

  • Përgatitja

    20 minutat

  • Totali

    80 minutat

  • Shuma

    2 pjesët

Kjo video ju tregon se si të gatuani picën tuaj të shijshme me proshutë në shtëpi. Është më e lehtë se sa mendoni!

PËRBËRËSIT

Për bazën e brumit

  • 250 g miell (preferohet i tipit ‘00’) + miell shtesë për spërkatje
  • 150 mlujë të vakët
  • 20 g maja të freskët, ose 7 g maja të thatë
  • 1 lugë qaji sheqer
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Për salcën e domates

  • ½ qepë të kuqe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 10 gjethe borziloku të freskët
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kanoçe me domate të qëruara, 400 g secila

Përbërësit shtesë

  • 1 topthdjathi mozzarella të buallicës
  • 10 kokrra ulliri kalamata, me bërthamë të hequr
  • ½ qepë e kuqe
  • 8 prerje të proshutës Parma
  • 60 g djathë të ndenjur të grirë
  • vaj ulliri
  • 16 gjethe borziloku të freskët

PARAPËRGATITJA

  1. Për bazën, përzieni miellin me pak krip në një enë. Vendosni ujin në një enë matëse dhe tretni majanë dhe sheqerin në të. Përzieni lëngun në miell, ngjishni atë për 1 minutëdhe shtoni vajin e ullirit. Tani ngjishni brumin në tërësi për së paku 5 minuta. Mbuloni enën me një peshqir kuzhine të pastër dhe të lagësht dhe leni brumin të fryhet për 60 minuta.
  2. Në ndërkohë, qëroni dhe grini qepën e kuqe dhe hudhrën për të përgatitur salcën. Copëtoni imët gjethet e borzilokut të freskët. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan mbi sobë dhe fërgoni qepën dhe hudhrën për pak minuta. Shtoni domatet, mbani në zjarr për rreth 2 minuta dhe në fund shtoni borzilokun. Shtoni salcës krip dhe piper sipas dëshirës.
  3. Mbushni skarën BigGreenEggme qymyr deri pak mbi buzët e enës së zjarrit (mangallit). Sigurohuni që copat e qymyrit nuk janë shumë të mëdha. Ndizni qymyrin duke përdorur tre ndezës (starterë). Pasi ta keni ndezur, mbani plotësisht të hapur kapakun e skarës EGG dhe derëzën e ajrosjes në pjesën e poshtme të bazës prej qeramike për rreth 20 minuta, derisa të merr flakë i tërë qymyri.

PËRGATITJA

  1. Mbyllni kapakun e skarës EGG dhe rritni temperaturën deri në 300°C.
  2. Vendosni konvEGGtorin dhe grilën në EGG pas rreth 5 minutave dhe sipër vendosni Gurin e sheshtë për pjekje. Mbyllni kapakun dhe leni gurin e sheshtë për pjekje të nxehet mirë për rreth 15-20 minuta. Bëni që temperatura e skarës EGG të jetë sërish 300°C. Ndani brumin në katër pjesë të barabarta dhe bëni ato në formë të topthave. Spërkateni Shtresën për përgatitjen e brumit të picës me miell dhe tëholloni topthin e parë të brumit në të me një tëholluesederisa të arrijë trashësinë prej 1 milimetër.
  3. Spërkatni lopatën për pica me miell dhe vendoseni bazën e picës në të. Duke përdorë një garuzhdë, vendosni gjysmën e salcës në mes të bazës së picës dhe me anën e prapme të lugës shpërndajeni atë drejt skajeve. Leni pak hapësirë mes salcës dhe skajit të jashtëm. Ndani djathin mozzarellatë buallicës në pjesë të vogla dhe grimconi ullinjtë. Qëroni qepën dhe preni atë në unaza të holla. Shpërndani gjysmën e djathit mozzarella, ullinjve, unazave të qepës dhe djathit të bluar mbi bazën e picës.
  4. Hidhni pak miell mbi Gurin e sheshtë për pjekje. Kjo nuk e lejon brumin që të ngjitet dhe mundëson që më mirë ta matni se sa është nxehur Guri i sheshtë për pjekje. Nëse mielli nuk ndryshon ngjyrë, atëherë guri nuk është nxehur mjaftueshëm. Mielli duhet të merr ngadalë ngjyrë kafe dhe të lirojë një erë të shijshme. Përdorni lopatën për pica për ta vendosur picën në gurin e sheshtë për pjekje, mbyllni kapakun e skarës EGG dhe piqni picën për rreth 6 minuta. Pas pjekjes, shpërndani  gjysmën e proshutës Parma mbi picë, bashkë me gjysmën e borzilokut dhe spërkatni me vaj ulliri. Piqni edhe picën e dytë në të njëjtën mënyrë.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi